Posts

Es werden Posts vom November, 2011 angezeigt.

Faqja e parë

Bild

Jusufi ishte në ballë të forcave të progresit historik - Intervistë me z.Kadri Rexha- Epoka e Re

Epoka e re JUSUFI ISHTE NË BALLË TË FORCAVE TË PROGRESIT HISTORIK EKSKLUZIVE - Në 60-vjetorin e lindjes së Jusuf Gërvallës, intervistë me Kadri Rexhën, bashkëpunëtorin dhe jetëshkruesin e Jusufit Intervistoi: LULËZIM ETEMAJ Më 1 tetor të këtij viti mbushen 60 vite nga lindja e Jusuf Gërvallës, intelektualit të shquar dhe ideologut e prijësit të përkushtuar të çlirimit të shqiptarëve të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të mbetura nën ish-Jugosllavi, si dhe bashkimit të tyre me vendin amë- Shqipërinë. Për të hedhur sa më shumë dritë mbi veprimtarinë politike në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare si dhe krijimtarinë e tij të pasur letrare, muzikore e publicistike, për lexuesit e “Epokës së re” bashkëbiseduam me bashkëpunëtorin, mikun, dhe tani jetëshkruesin më të suksesshëm të Jusuf Gërvallës, Kadri Rexha. EPOKA E RE: Miqësia juaj me Jusuf Gërvallën fillon që në vitin 1968. A ju kujtohen përshtypjet e para dhe a mund të na thoni si u mbajt edhe më vonë kjo miqësi?   REXHA: Emr