Posts

Es werden Posts vom Oktober, 2011 angezeigt.

Njohuri mbi vrasjen e jugosllavëve / Südwestdeutsche Zeitung - 30/01/1982

Bild
  Südwestdeutsche Zeitung   30 janar 1982 NJOHURI MBI VRASJEN E JUGOSLLAVËVE Stuttgart: Banesa e të huajve ishte vështruar kohë të gjatë para veprës Dymbëdhjetë ditë mbas vrasjes së tre mërgimtarëve jugosllavë në Untergruppenbach të Heilbronn-i, Enti Kriminal Federal (EFK) Baden Württemberg ka marrë njohuritë e para mbi vrasësit e mundshëm dhe ka filluar kërkimet.   Organet hetuese i kërkojnë dy burra në moshë prej 30 dhe 35 vitesh, të cilët qysh se disa ditë para atentatit, duket e kishin vështruar banesën e dy vëllazërve të vrarë Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla. Përpos kësaj organet hetuese kërkojnë një jugosllav të moshës 30 vjeçare, i cili në gusht të vitit 1980 ishte burgosur me dyshim të veprimtarisë për shërbimin sekret jugosllav, mirëpo i cili ishte liruar përsëri, mbasi që atij asgjë nuk mund t’i dëshmohej me siguri.viktimat e atentatit, deri më tash më të rëndë në shtetasit e huaj në Baden-Württemberg, me prapavi të mundshme politike apo shërbim sekret, janë mërgimtarë jugosl

U vranë tre emigrant / lajmi nga Rilindja-Tanjug

Bild
Në RF të Gjermanisë U VRANË TRE EMIGRANTË Sipas kumtesës së policisë këta janë Bardhosh e Jusuf   Gërvalla dhe Kadri Zeka           Bon, 18 janar - (TANJUG)      Policia e Shtutgardit kumtoi se gjatë natës së kaluar në vendin Untergrupenbah, afër Hajlbronit, në Krahinën Baden-Virtenberg u vranë tre emigrantë me prejardhje jugosllave. Këta janë Bardhosh Gërvalla (31), Jusuf Gërvalla (36) dhe Kadri Zeka (28).       Policia ende po i gjurmon dorasit, por mund të supozohet se është fjala për qërim tipik hesapesh midis emigrantëve të nëntokës së RFGJ, të cilëve, siç mendon policia i kanë takuar edhe viktimat e kësaj përleshjeje. Ky supozim jipet nga rezultati i parë i hetimeve të policisë, i cili nuk është definuar në mënyrë plotësisht të qartë, por që është mjaft indikativ. Konsiderohet në të vërtetë se "fjala është për krim me prapavijë politike", sepse ndërmjet emigrantëve të këtij lloji të orientuar armiqësisht ndaj Jugosllavisë, ka më shumë "rryma" dhe "grup

E njoh vrasësin e Jusuf Gërvallës - Intervistë e Ibrahim Kelmendit dhënë Express-it

Bild
Flet veprimtari Ibrahim Kelmendi "Pa dorëza" për gazetën Express Ibrahim Kelmendi: ” E NJOH VRASËSIN E JUSUF GËRVALLËS” Ai që vrau Jusuf Gërvallën jeton në Kosovë, në një fshat të komunës së Suharekës. Është shqiptar dhe e ka emrin Rezil, thotë Ibrahim Kelmendi në intervistën ekskluzive për gazetën Express. Intervistoi: Nebih Maxhuni Prishtinë, më 11 e 12 mars 2007   Prishtinë,10 mars — Ibrahim Kelmendi. Për gjeneratën e re ky emër s’thotë asgjë. Ndoshta as që e dinë se çfarë ka bërë ky njeri për jetën e tyre. I harruar për shumë kohë në jetën e diasporës, numërohet se ka qenë idealisti i parë i së majtës shqiptare jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Është ndër të paktë shqiptarë të diasporës që ka pas guxim të vishet me xhins dhe në një mënyrë a tjetër ka jetuar me jetën e studentëve gjermanë. Për dallim nga të tjerët ai ka mundur të socializohet në jetën gjermane dhe në jetën e tij ka nxitur polemika dhe debate pikërisht për shkak se nuk ka jetuar vetëm jetën e re

U varrosën jugosllavët e vrarë në Untergrupenbach- Heilbroner Stimme

Bild
Heilbroner Stimme   U VARROSËN JUGOSLLAVËT E VRARË NË UNTERGRUPENBACH   Tre jugosllavët në ekzil të prejardhjes shqiptare , të vrarë në Untergrupenbach, vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, dje u varroën në varrezat Steinhalden të Stuttgart-it në pranin e 300 mysafirëve të pikëlluar. varrimi Në fjalimet mortore, përgjegjës për sulmin është bërë shërbimi i fsheht jugosllavë. Meqenëse mashkujt në ekzil luftuan për liri, nga një numër i madhë shqiptarësh banues nga regjioni përrreth kosovës, kanë dhënë përkrahje për bashkimin e viseve shqiptare në jugosllavi në një  republik.  „Në fjalë e vepra“  për të gjitha të tjerave përveç terrorist. Gjithashtu janë kritikuar hetimet e zvarritura. (përktheu Xhavit Selmani)

Marshim i heshtur për viktimat e vrara jugosllave - Heilbroner Stimme 25/01/1982

Heilbroner Stimme, 25.01.1982   MARSHIM I HESHTUR PËR VIKTIMAT E VRARA JUGOSLLAVE   Në qendrën e qytetit të Stuttgart-it   Afërsisht 500 njerëz, sipas vlerësimit të policisë, të shtunën me një marshim në heshtje mes qendrës së qytetit të Stuttgart-it janë përkujtuar tre burrat jugosllav, të cilët të dielën e kaluar janë vrarë në Untergrupenbach afër Heilbron-i nga atentatorë deri tani të pa njohur. Për të u sqarur deri në fund këto vrasje, nga entet gjermane, demonstruesit kërkuan me pllakate, duke mbajtur lart fotografitë e të vrarëve. Është dashur të mirren masa kundër „ Veprimeve kriminale të shërbimeve të huaja të fshehta “ që po veprojnë në Republikën Federale , thuhet në një pamflet.(isw)   (përktheu xhavit selmani)

Në Untergrupenbach tre të vdekur në atentat - Heilbroner Stimme 19/01/1982

Heilbroner Stimme, 19.01.1982 NË UNTERGRUPENBACH TRE TË VDEKUR NË ATENTATË JUGOSLLAVËT  NË EKZIL TË VRARË NË VETURË Viktimat rekomandonin një kosovë të pavarur/duke vdekur fajësoi shërbimin e fsheht   Nga anëtari ynë i redaksisë Uwe Jacobi   Untergrupenbach: Tre jugosllavë në ekzil humbën jetën në një atentat në untergrupenbach të rrerhit të Heilbronit në natën para se të agoj e hëna e djeshme. Pas daljes mrapa nga garazha, nga atentatorë të panjohur, në pritë janë vrarë në veturë. Tek të vrarët bëhet fjalë për dy vllezër, që jetonin me familjet e tyre në Untergrupenbach dhe një bashkvendas nga Zvicra. Prokuroria e Heilbronit dhe enti kriminalistik i landit për motiv supozojnë prapavijë politike, për shkak se që të tre viktimat kan qenë kundër qeverisë së jugosllavisë dhe janë angazhuar për pavarësinë e krahinës së kosovës, vendlidje e tyre në jug të jugosllavisë. Njëri nga viktimat që në fillim u dukë se i shpëtoi sulmit, për vrasjen e tij dhe për përgjegjës p

Mbas Atentatit akoma pa "Gjurmë të nxehta"- Heilbroner Stimme 21/01/1982

Heilbroner Stimme, 21.01.1982 LKA i merr në pyetje vejushat   MBAS ATENTATIT AKOMA PA „GJURMË TË NXEHTA“   Njëzet veta në kërkim të armës së përdorur   Në kërkim të atentatorëve nga Untergrupenbach-u, akoma nuk kanë dalë „gjurmë të nxehta“, kumtoi dje enti kriminallistik i landit. Një komando e veçant prej 20 zyrtarve policë dje kontrolloi imtësisht zonën përball rrugës Habichtoelle, ku natën para të hënes u vranë tre jugosllav në ekzil. Janë   kërkuar armët e përdorura, dy pistoleta të kalibrit 7,65 mm që ndoshta janë hudhur dikund pas sulmit nga atentatorët. Aksioni i kërkimit është ka përfunduar pa rezultate. Nga popullësia, në ndërkohë kanë rrjedhë më shumë dëshmi. Udhëheqësi i komisionit të veqant Herman Sambeth: „Por dëshmitë vendimtare mungojnë akoma !“. Nga LKA dje janë marrë në pyetje dy vejushat e vëllezërve Gërvalla si dhe shoqja e jetës së viktimës së tretë Kadri Zeka, e cila pasi është informuar për krimin e përgjakur ka ardhur nga St.Gallen-i në Untergrupenbach.

Flamuri shqiptarë në gjysëm shtize - Heilbroner Stimme 20/01/1982

Heilbroner Stimme, 20.01.1982   Pas vrasjes së trefisht   FLAMURI SHQIPTARË NË GJYSËM SHTIZE   Kërkesat dhe kritika   Para shtëpisë së viktimave të atentatit në Untergrupenbach valon në gjyëm shtize   flamuri kombëtarë i Kosovës dhe Shqipërisë. Tek te dy vejushat dhe pesë fëmijët e tyre pa baba, janë gjetur një numër shqiptarësh jugosllavë nga Badeb Wuertenberg-u. Në një bisedë për Heilbroner Stimme dje , ato kritikuan dhe ndriçuan kërkesat kundrejt Qeverisë në Beograd.             Krahina autonome e Kosovës gjindet në jugun e jugosllavisë, në kufi me shqipërinë, por që i takon republikës së serbisë dhe ka gati dy million banorë nga të cilët   85 përqind janë të kombësisë shqiptare. Sidomos nga viti i kaluar gjithnjë po përsëritet trazira të dhunshme, sepse popullësia shqiptare po ndjehet   e « shtypur » nga Qeveria Jugosllave.             Qëllimi i shqiptarëve të Kosovës është, siq theksoi dje një folës në Untergrupenbach, që krahina e Kosovës të bëhet një « Republikë e Pavaru

Sot varrimi i viktimave të atentatit - Heilbroner Stimme 05/02/1982

Bild
Heilbroner Stimme, 05.02.1982 Grevë ulur e trashëgimtarëve   SOT VARRIMI I VIKTIMAVE TË ATENTATIT   Tre viktimat e atentatit në Untergrupenbach do të varrosen të premten e sotit në ora 14.00 në varrezat kryesore në Stuttgart-Steinhaldenfeld. Me një demonstartë të ulur para ndërtesës së komunës së Stuttgartit, familjarët e të vrarëve jugosllavë në ekzil, kërkuan që varrimi të bëhet të shtunën dhe jo të premten sipas kohës së caktuar.             Mbas asaj që Qeveria jugosllave refuzoi bartjen e kufomave për në krahinën e Kosovës, të afërmit vendosën për në Stuttgart. Një folës   sqaroi se , shpreson mbas ndryshimit të rrethanave politike, më vonë dë të lejohet bartja për në vendlindje. Për ti mundësuar shumë të afërmëve për pjesmarrje, dëshirojmë që varrimi të bëhet të shtunën, si ditë jo pune. Administrata e qytetit dha pëlqimin që varrimi të bëhet në Qytetin e Stuttgartit (jasht vendbanimit të viktimave vërejtja ime) por refuzoi që ajo të bëhet të shtunën si përjashtim i rregulla

Kush e ka parë natën veturën e bardhë ?

Heilbroner Stimme, 03.02.1982 Jugosllavët-Atentat KUSH E KA PARË NATËN   VETURËN E BARDHË ?   Nga dy kryesit e atentatit që para dy jave e gjysmë në Untergrupenbach vranë tre jugosllavë në ekzil, akoma mungon çdo gjurmë, megjithate në ndërkohë kan dalë „dëshmi interesante“ nga popullësia.   Në kuadër të ndjekjes publike „komisioni i veçant“ në Untergrupenbach i dha dje Entit të kriminalistikës së Landit të Baden Würtenberg-ut një detaj të njohur. Pak minuta para të shtënave, që më 17 janar në ora 22 15 në Habichthoelle treshi në veturën e tyre ra viktimë, është parë në afërsi të vendit të ngjarjes një vetur, ndoshta Audi 80. Vetura ka qëndruar në lidhjen e rrugëve Falken me Habichthoelle në Untergrupenbach në drejtim të rrugës Falken, në anën e majt të rrugës, për ngasësin dhe për shoqëruesin e dyshuar, kush mund të ofroj të dhëna më të afërta lutet ti drejtoheni në „Soko Untergrupenbach“ (tel 017131/1042205). Në lidhje me këtë, është përsëritur lutja për informacione ,   që pro

Me Fotografi Fantome Policia në ndjekje të Atentatorëve - Heilbroner Stimme 30/01/1982

Bild
Heilbroner Stimme 30.01.1982 Atentatorët në Untergrupenbach më parë janë vërejtur   ME FOTOGRAFI FANTOM POLICIA NË NDJEKJE TË ATENTATORËVE   Me Citroen të çiltër CX 2000 në rrugë ? /Kërkohet: Riza Salihu   Për të sqaruar atentatin në Untergrupenbach, në të cilën tre shqiptarë jugosallav në ekzil ranë viktimë, prokuroria e Heilbronit dhe enti kriminanlistik i Landit, dje kan shpallur ndjekje publike. Sipas dëshmive të deritanishme janë punuar “fotografit – Fantom” të Atentatorëve të dyshuar. Në lidhje me Untegrupenbach kërkohet gjithashtu jugosllavi në ekzil Riza Salihu.             Dyshimi   se nga gjuajtësit “profesionistë”   me pistoleta, kryesitë e atentatit kishte prapavijë politike, ekziston edhe më tej.    Tre jugosllavët, që natën e 17 janarit në ora 22 15 në Untergrupenbach në veturën e tyre janë vrarë kan qenë veprimtarë për pavarësin e   vendlindjes së tyre shqiptare kosova në jugun e jugosllavisë.   Për shenja që mund të sjellin deri te kapja e keqbërësve ofron një