Posts

Es werden Posts vom Januar, 2012 angezeigt.

Sabri Novosella për akuzat Kelmendi-Salihu në "Klan Kosova"

Bild
 

Ibrahim Kelmendi për Riza Salihun në Klan Kosova

Bild
 
Heilbroner Stimme, 06.02.1982 300 TË PIKËLLUAR TEK VARRET E TË VRARËVE U varrosën jugosllavët në ekzil Nga Gerhard Viel Ndërsa policia e Stuttgart-it ka llogaritur se do të prezantojnë rrafsh 1000 mysafir të pikëlluar nga afër dhe largë, përfshirë këtu edhe përfaqësuesit e shtypit, të premten në varrezat Steinhalden u panë plot 300 burra dhe gra pas arkivoleve  të tre jugosllavëve të vrarë në ekzil në Untergrupenbach. Sipas dëshirës së shprehur të të afërmëve është hequr dorë nga simbolet fetare; kufomat ishin të stolisura me flamuj kombëtarë shqiptarë me një shqiponjë të zezë dy krerëshe në një fushë të kuqe. Të papritura në 80 minutëshin, sa zgjati ceremonia e varrimeve në anën e lindjes së kryeqytetit  të landit nuk kanë ndodhur.              Mysafirët e pikëlluar, numri më i madh i tyre kishte ardhur nga i tërë territori federal. Një autobus i vetëm kishte ardhur nga zona industriale Ruhr.  Mbasandej kan ecur në këmbë nga Ziegelerei i epërm në Stuttgart-Bad
Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme… Intervistoi: Kadri Gërvalla Bota sot 09.01.2012 Intervistë, ekskluzive me Faridin Tafallarin, bashkëveprimtar i vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ,me rastin e 30-vjetorit të vrasjes së tyre. “Me rastin e 30-vjetorit të vrasjes së Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, kujtimi për këta TRIMA mbetet i paharruar…” F.TAFALLARI I nderuar Kadri, së pari ju falenderoj për intervistën dhe njëherit i përshëndes përzemërsisht të gjithë lexuesit, nga të gjitha viset entike shqiptare, si dhe në mërgatë. ...Po, tashmë u bënë plot 30 vite, nga atentati i kobshëm i 17 janarit të vitit 1982, kur në Untergruppenbach të Gjermanisë, u vranë nga dora gjakatare e UDB-së ogurzezë-, TRE YJET E PAVDEKËSISË JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA DHE KADRI ZEKA!...Dhe, pikërisht është kjo ndarje fizike nga TRIMAT, e cila më mundon shumë edhe sot e kësaj dite!?...Ndaj unë, jo vetëm i kujtoj, por duhet të më besoni, se jetoj i pandar
Vrasësit ishin profesionistë Heilbron, 20, janar 1982 Dymbëdhjetë plumba ishin zbrazur në Heilbron-Untergrupenbach. Vozitësi i BMW-së, Bardhosh Gervalla (31), vdiq nga goditja me gjashtë plumba, ndërsa vëllau i tij Jusufi (36) dhe Kadri Zeka u goditën me nga dy plumba. Komisioni i jashtëzakonshëm i zyrës shtetërore të krimeve (LKA), sipas zonjës Lamblin, ka konstatuar me sa vijon: "Këtu bëhet fjalë për vrasës profesionalë. Që të dytë kanë përdorur automatikët e kalibrit 7,65 mm." Qeveria e Stuttgartit e kishte dënuar dje këtë atentat. Kryeministri Späth, kishte ftuar konzulin jugosllav në Stuttgart, Dimitrijeviç, që t`i shpreh shqetësimet e tij, se kjo mund t`i dëmtojë marrëdhëniet e mira në mes të Baden Würtembergut dhe Jugosllavisë. përktheu: xhavit selmani