Posts

Es werden Posts vom März, 2012 angezeigt.
Bild
Hysen Gega: KAM REFUZUAR TA VRAS JUSUF GËRVALLËN (1) Kosova Sot 28- 29 Mars 2012 Intervistoi: Reshat Sahitaj Vrasjet politike që Serbia i ka bërë mbi shqiptarët shumica mbetën enigmatike. Në diasporë, ndër të parët që pikën e fundit të gjakut ia dhuroi çlirimit të Kosovës në Bruksel ishte Vehbi Ibrahimi, i cili vritet më 10 tetor 1981, vrasja e të cilit ende sot mbetet enigmatike. Tre muaj më vonë, më 17 janar 1982, u vranë: Jusufi,Kadriu dhe Bardhoshi, po ashtu edhe ky krim politik ende mbetet enigmatik. Vrasja e tretë dhe e fundit u krye përsëri në Bruksel më 25 shkurt 1990, ku vritet Enver Hadri, por kësaj radhe policia antiterroriste belge i zbuloi tre vrasësit serbë. Javët e fundit, vrasja e Jusuf Gërvallës u riaktualizua si në debate televizive po ashtu edhe në medie elektronike dhe të shkruara. Deri më tani kemi lexuar disa versione të dëshmitarëve të gjallë : a) të Ibrahim Kelmendit sipas të cilit dyshohet së gisht në këtë vrasje mizore ka Riza Salihu; b) të Ri
Bild
HYSEN GEGA: KAM REFUZUAR TA VRAS JUSUF GËRVALLËN Nga Express 28 Mars 2012 22:34 Vrasja e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit është temë debati që lexuesit kanë dëshirë të mësojnë realitetin objektiv e jo spekulime në adresë të njërit apo tjetrit. Një nga më të përfolurit në këto debate është Hysen Gega, për të cilin thuhet se Riza Salihu ia kishte dhënë revolen dhe e kishte urdhëruar të vriste Jusuf Gërvallën. Që lexuesit të informohen më saktësisht rreth ngjarjeve se si ato janë zhvilluar asokohe, Hysen Gega ka pranuar të japë një intervistë ekskluzive për t’i shpalosur kujtimet e tij, shkruan "Kosova Sot". Ai në këtë intervistë të gjatë dhënë kësaj gazete ka prezantuar dëshmitë e veta rreth akuzave për vrasjen e Jusuf Gërvallës dhe njohjen e tij me Riza Salihun. “Hysen Gega që në moshën e re aktivizohet për aktivitete kombëtare. Për veprimtari kombëtare dënohet më 12 vjet burg të rëndë, të cilin e mban në burgun famëkeq CZ në Beograd. Pas vuajtjes së dën
Bild
Kulla e Gërvallëve do të bëhet muze 17.Janar.2012, Dubovik Në 30 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, në fshatin e tyre të lindjes në Dubovik të Deçanit, të martën, është vënë gurthemeli për ndërtimin e Kullës së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, e cila mendohet të shndërrohet në shtëpi muze. Gurthemelin e kësaj kulle e ka vënë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, së bashku me kryetarin e Deçanit, Rasim Selmanaj, ceremoni kjo në të cilën kanë marrë pjesë familjarë dhe miq të shumtë të familjes emblematike Gërvalla. Homazhe në kompleksin memorial Në kompleksin memorial të Gërvallëve kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh delegacione të presidencës së Kosovës, MKRS-së, komunave të Dukagjinit, si dhe qytetarë nga shumë komuna të Kosovës. Përpos vënies së këtij gurthemeli, MKRS-ja ka vendosur që të bëjë edhe restaurimin e shtëpisë së vjetër të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, ku së bashku me shtëpinë e tyre dhe kompleksin memori
Bild
Fadil Kajtazi  Vrasja në Shtutgard gazetajnk.com, Mars 14, 2012,  11:03 Ditëve të fundit prapë është aktualizuar ngjarja e dhimbshme e 17 janarit të vitit 1982, kur mbetën të vrarë patriotët Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Ashtu siç e pat tronditur opinionin kjo ngjarje para tridhjetë vitesh, ajo vazhdon të jetë tronditëse edhe trishtuese edhe në ditët e sotme për familjet e patriotëve, shokët e tyre dhe për mbarë popullin e Kosovës. Një pjesë e madhe e atyre që deri më sot kanë marrë guximin që ad hoc ta aktualizojnë këtë çështje janë larg prezantimit të realitetit se çfarë ka ndodhë në të vërtetë në mbrëmjen kritike të 17 janarit, dhe kjo për dy arsye. Në këtë ngjarje janë hedhur dy palë; e para vërtet dëshiron të vijë deri te e vërteta, pavarësisht se cila është ajo, dhe pala tjetër, e cila krijon mjegull. Në këtë të dytën prapë kemi dy grupe, i pari i cili dëshiron të arrijë te një e vërtetë çfarëdo qoftë dhe këtë për qëllime përfitimi (p
Bild
Faridin Tafallari   IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!??? Albaniapress.com, 05 qershor, 2009 në orën 19:49                       Që nga momenti i vrasjes tragjike të tre YJEVE të kombit shqiptar, JUSUF e BARDHOSH GERVALLA dhe KADRI ZEKA, më 17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbach të Gjermanisë e deri më sot, përherë më ka munduar në shpirt e në mendje pyetja kush i vrau trimat, cilët qenë ata tradhëtarët shqipfolës, që ndihmuan Udbën ogurzezë, duke dekonspiruan, duke spiunuar shokët e idealit të madh të lirisë.. se. kur do të vijë dita, për të zbuluar këtë tragjedi të rëndë, për kombin tonë, për të dalë në dritë e vërteta!!? Koha rrjedh, vitet kalojnë... tashmë me dekada... janë thënë e stërthënë... është shkruar e stërshkruar shumë... dhe asgjë e saktë deri më sot për këtë ngjarje!... Mundohen disa të shkruajnë... dhe të japin mendime të ndryshme... por për mua janë manipulime të së vërtetës!?... Du