Posts

Es werden Posts vom Mai, 2012 angezeigt.
Bild
Flet Donika Gërvalla + V I D E O Koha Ditore , 17 maj 2012.   15:34   Nuk ka asnjë dyshim se urdhrin për vrasjen e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, në janar të vitit 1982, e ka dhënë sigurimi shtetëror jugosllav, por vrasja ka mbetur pa u sqaruar ende plotësisht, ndërsa pretendimet e fundit për autorët e vrasjes së trefishtë shihen me dyshime të mëdha nga familjarët e Jusuf Gërvallës. E bija e tij, Donika Gërvalla, ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga njëri prej themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Ibrahim Kelmendi, i cili përmes një libri dhe disa intervistave ka ngritur gishtin e akuzës për vrasjen e Gërvallajve dhe Kadri Zekës drejt një tjetër aktivisti të asaj kohe në diasporë, Riza Salihut. Në një intervistë me kryeredaktorin e Kohës Ditore, Agron Bajramin, për emisionin “Press-ing”, që transmetohet të premten prej orës 20:00, në KTV, Donika Gërvalla ka rrëfyer për ato që i di dhe ato që nuk i di në lidhje me vrasj
Një dhembje dhe humbje e madhe për kombin Xhaferr Leci, Revista Drini 14.05.2012 Sot jemi këtu për të nderuar kujtimin dhe veprën e paharrueshme të tre heronjve të Kosovës, tre burrave që u flijuan për lirinë tonë, për lirinë e kombit tonë, tre bijve që Kosova dhe shqiptaria do t’i mbajë kurdoherë si krenarinë e saj. Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka i kanë dhënë Kosovës dhe mërgimtarëve tanë frymëzimin për të kontribuar me vetëmohim për çeshtjen tonë kombëtare. Vepra e tyre është sa e lavdishme, aq dhe burim i sakrificës dhe mobilizimit të shqiptarëve në radhët e UÇK-së për çlirimin tonë kombëtar prej pushtimit të Serbisë. Në janarin e vitit 1982 u vranë tre veprimtarë të shquar të kombit shqiptar, tre bij të devotshëm të Kosovës dhe mërgatës shqiptare. Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu ishin bërë emblema e shqiptarizmit. Ata u vunë në ballë të përpjekjeve dhe të luftës për lirinë e kombit shqiptar. Ata ishin të parët dhe të vetmit, bashkë me Enver Hadrin, të ci