Posts

Es werden Posts vom Februar, 2012 angezeigt.
NUSJA E JUSUF GËRVALLËS IDRIZ ZEQIRAJ, Bota Sot: 02.02.2012 NË PËRVJETORIN E 30-TË TË NJË GJËME TË MADHE "Kosovës po i vritën djemtë..." Ky ishte lajmi i trishtëm, i dhënë nga Radio-Tirana, për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në mbremjen e 18 janarit 1982. Ky lajm hyri si një heshtë therëse, nga një vrimë qoshake, në birucën (çelinë) time në burgun e Burrelit. Rugova dhe Gërvalla u shquan si gjimnazist Në atë qetësi varri m`u shpalosën si në ekran, kujtimet për Jusufin. Një reminishencë prej 18 vitësh, pikërisht, në vitin e largët 1964, kur në rrugën "Ramiz Sadiku" nr. 45, poshtë Qarshi Xhamisë në Pejë, në shtëpinë e nënës Shkurte të Berishëve, vinte me kitaren e tij Jusuf Gërvalla. Nëna Shkurte kishte një lidhje familjare në Dubovik. Djali i madh, Hyseni, ishte në shkollën mjekësore në Prishtinë, ndërsa Nazmiu ishte gjimnazist, shok i Jusufit. Kryezoti i shtëpisë kishte vdekur herët. Nëna Shkurte ishte e shkëlqyer. Jusufin e
Një Pllakë përkujtimore për tre shqiptarët e vrarë nga kosova www.stimme.de , 04.02.2003 nga Reto Bosch Tre shqiptarë të Kosovës u vranë në vitin 1982 në Untergruppenbach. Edhe pse vrasjet e politikanëve në mërgim nuk kan mund të sqarohen, ajo është e sigurtë që shërbimi sekret jugosllav është përgjegjës për këtë akt. Tani, në Untergruppenbach është një pllakë përkujtimore për të kujtuar të tre burrat. Kjo ka shkaktuar diskutime në qytet. 17 Janari 1982: Në rrugen Habichthoehe u shkrepën disa  fishek . Jusuf Gervalla  vellai i tij Bardoshi dhe Kadri Zeka jan goditur nga plumbat derisa ishin duke  dalë nga garazhi i tyre. Enti i kriminalistikës së Landit  vie shpejt në përfundimin se kryesit e kësaj vrasjeje ishin profesionist. Prokuroria e Heilbronn-it  në hetimin e tyre thotë se bëhet fjalë për një vepër të madhe politike. Kryetari i i Qytetit Untergrupenbach  Joachim Weller sot ka treguar se, autoritetet konsiderojnë s