Posts

Es werden Posts vom April, 2013 angezeigt.
Bild
Disa çaste me heroin Jusuf Gërvalla në Pejë Bota Sot | 20.01.2013 18:53 • Hafiz Gagica Tash e 31 vite më parë Jusufi me Bardhoshin dhe Kadriun u vranë në orët e vona të mbrëmjes nga një pritë e organizuar, dhe siç dihet pas atij atentati shtetëror serbo-jugosllav kishte edhe shërbëtorë-spiunë që kishin informue për vendndodhjen e vëllezërve Gërvalla dhe mysafirit të tyre Kadri Zeka. Kjo vrasje mizore akoma nuk është ndriçua dhe autorët e krimit ende nuk janë zbulue, dhe tani më është koha e fundit që organet e drejtësisë gjermane dhe ato shqiptare ta zbardhin rastin më tragjik të kohës..!? Në lagjen Kapeshnicë të Pejës, mu aty afër teatrit të qytetit i cili e mban emrin e tij, Jusufi, vite më parë i është kthye në bronz qytetit të Pejës dhe Kosovës. Kur iu afrova bustit të tij m’u duk sikur po e dëgjoja duke fol me atë modestin e tij, dhe po më thoshte; “se këtu ku jam dhe kështu siç jam, mirë ndihem, sepse jam në Pejën time, në vendin ku nisa letrat e para të dashuri