Posts

Es werden Posts vom Februar, 2014 angezeigt.
Bild
NJË LETËR E JUSUF GËRVALLËS QË DEMANTON POHIMET OGURZEZA TË HISTORIANIT JUSUF BUXHOVI Kadri Rexha; 13.02.2014 Në fondin epistoloar të Jusufi Gërvallës ekziston një letër e cila, ashtu si mbarë vepra e tij, demanton pohimet ogurzeza të shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi të shqiptuara kohë më parë gjatë një interviste në emisionin "Rubikon" të KTV-së. Si shumica e letrave të J. Gërvallës as kjo letër nuk është e panjohur për opinionin lexues. Letra, së pari, është botuar nga Faridin Tafallari në portalin www.albaniapress.com/, ndërsa më vonë edhe nga Xhafer Durmishi në librin "Ilustrime" fq. 24-25, botuar në portalin www.xhaferdurmishi.blogspot.com/ ‎ . Me k ë t ë let ë r, t ë shkruar m ë 16 n ë ntor 1981, Jusuf G ë rvalla (Sokoli), si r ë ndom, edhe k ë saj radhe njoftonte veprimtarin Sabri Novosella (M ë rgimi), udh ë heq ë s t ë Komitetit t ë LN Ç KVSHJ-së në Stamboll, lidhur me një aktivitet të zhvilluar nga veprimtarët e LNÇKVSHJ-së të rrethi
Bild
  Janari kosovar është një pellg me gjak Enver Robelli, Koha Ditore 17.01.2014 Mbi vrasjet, vrasësit dhe hienat politike 1. “Krimi që nuk ndëshkohet, përsëritet!” Para një viti familja e Smajl Hajdarajt, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës i legjislaturës së parë të Kosovës pas çlirimit, iu drejtua opinionit me një letër proteste dhe me një thirrje për ndihmë, për shkak se ende nuk ishin zbuluar vrasësit e njeriut më të dashur të tyre. Vjet patën kaluar 11 vjet nga vrasja, sivjet 12 vjet, por vrasësit nuk janë arrestuar ende. Të premten, më 17 janar, do të mbushen 12 vjet prej se u vra Smajl Hajdaraj. Para një viti trashëgimtarët e Smajl Hajdarajt në “Kohën Ditore”, mes tjerash, shkruanin: “Si familjarë ne jemi të bindur se vrasja e Smajl Hajdarajt është kryer për motive politike. Me vrasjen e tij është synuar të përvetësohen meritat e luftës dhe të goditet një oponent politik, i cili gëzonte autoritet në trevën e Dukagjinit si politikan i Lidhjes D
Bild
Jusuf Buxhovi, specialist dhe altoparlant i UDB-së Ibrahim Kelmendi, Epoka e Re: 03-04.02.2014 I Nuk prisja që pas kaq shumë viteve Jusuf Buxhovi, gazetar, shkrimtar, historian, themeluesi i LDK-së, papritmas do ta shpërfaqte në mënyrë kaq vulgare Buxhovin tjetër, bashkëpunëtor, specialist e altoparlant i shërbimeve të Beogradit. Deri në paraqitjen e tij këtë emision shumica e dinin vetëm si të heshtur, të përmbajtur, të qytetëruar, intelektual, madje edhe patriot. Dy vetave u takon merita të shohim e ta dëgjojmë Buxhovin egërshan: Adriatik Kelmendit, drejtuesit të emisionit Rubikon në KTV, i cili e gozhdoi me pyetje si të ishte specialist hetuesie dhe veprimtarit veteran Hysen Gega. Pikërisht informata e Gegës se “Jusuf Buxhovi kishte shoqëruar hetuesit e UDB-së gjatë marrjes në pyetje në burgun hetues të Prishtinës, në vitin 1981”, bëri që tjetri ta humbasë vetë përmbajtjen që rëndom është karakteristikë e një specialisti të shërbimeve të fshehta. Nga përgjigjet e Ju
Bild
VËLLAU I JUSUF GËRVALLËS, AVDYLI: MEHMET LOCI M'I KUJTOI TORTURAT, VRASJET DHE FLAMUR KELMENDIN QË KËRKOI BURGOSJEN TIME Pas daljes në publik të UDB'ashit, Mehmet Locit kanë vazhduar reagimet edhe të Familjes së Jusuf Gërvallës. Vajza e Jusufit, Donika ka shpërndarë një tekst të xhaxhait të saj, Avdylit, i cili ka thënë se kur e ka parë Mehmet Locin në televizion i janë rikthyer skenat viteve të 80'ta, kur UDB'ashët kanë torturuar dhe vrarë shqiptarët. "Pa dashur m’u kujtuan shkallet e katit të tretë, që shpinin në dhomat famë-këqia të marrjes në pyetje, të të rinjve të frikësuar deri në palcë, të rrahur e të alivanosur, të përgjakur, me gjymtyrë të thyera që tërhiqeshin zvarrë nga gardianët e burgut, si kafshët në kasaphane, marrja në pyetje intensive nga punëtorët e kryemjeshtrit udbash mehmet locit… telefonatat e punëtorit operativ me të dashurat e veta, me joshje e ngacmime seksuale… nga dhoma tjetër dëgjohej gazi i pashfrenuar i ndonjë prostit