Shërbimi i Sigurimit Shtetëror

Uprava Državne bezbednosti (shqip: Shërbimi i Sigurimit Shtetëror), (akronim UDBA) ishte shërbimi i sigurimit jugosllav, dhe paralelisht  ishte polici sekrete  e jugosllavisë. UDBA u themelua në vitin 1946 dhe shpërbëhet me shpërbërjen e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.

Kjo Organizatë kishte qëllimit luftimin e kundërshatërve të sistemit dhe rendit socialist në jugosllavi. Kjo rezultoi me burgime, eliminime fizike dhe  presione psiqike.  Dyshohet se UDBA është përgjegjëse e mbi 200 vrasjeve dhe rrëmbimit të kundërshtarëve politik.  Urdhëri për vrasjen dhe eliminimin e desidentëve merrej personalisht nga shefi i shtetit jugosllav Tito.  Pas vdekjes së Titos në vitin 1980,  urdhëresat e tilla merreshin nga  hartuesit e politikave në kuadër të Komiteteve Ekzekutive të Partisë Komuniste në nivel Republikan.

Historia

Në vitin 1943 nga partizani i  Titos Dalibor Jakaž u themelua fillmisht "qendra kryesore e infomimit". Jakaž kishte qenë më parë i trajnuar nga Internationalja Komuniste në Moskë  si agjent. Me 13 Maj 1944 nga OZNA u krijua Departamenti për të huaj i  shërbimit sekret Jugosllav nën udhëheqjene Dalibor Jakazhit.

UDBA u krijua në vitin 1946 nga ndarja e OZNA-s në shërbimin civil dhe atë usharak. Kështu doli UDBA  si pjesë e policisë dhe  KOS-si , Shërbimi i  kundërzbulimit që funksionoi në kuadër të Armatës Jugosllave. Nga viti 1955 KOS morri emërtimin Organi i Sigurimit.

Shefi i UDBA-s deri në vitit 1966 ishte Aleksander Rankovic i cili në kongresin e brioneve u detyrua të jipte dorëheqje. Nuk ishte fjala se ai përdori dhunë ndaj shqiptarëve. Ishte qështje rreziku për pushtetin e Titos nga forca e Rankovicit. Kështu atij iu ishte përgatitur një kurth ku ai u obligua të jipte dorëheqje. Në të njejtin vit UDBA u riemëruar përsëri dhe tani morri emrin SDB  (Shërbimi i Sigurimit Shtetëror). Këtë emër e mbajti deri në shkatërrimin e Jugosllavisë.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1990 u shpërbë edhe UDBA ose SDB. Shumica e funksionarëve të saj kaluan dhe u pranuan nga shtetet që dolën nga prishja e jugosllavisë.

Organizimi

Deri tek reformimi i UDBA-së në vitit 1966 ajo ishte udhëhequr në mënyrë centralike nga kryeqyteti i jugosllavisë Beograd.  Pas Reformimit të saj gjashtë republikat jugosllave krijuan shërbimet e tyre të sigurisë me emrat SDS (Sluzhba Deržavne Sigurnosti – Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) . Në nivel Federal , si koordinator ishte SDB (Sluzhba Državne Bezbednosti)

Të thelb njësitë  nëpër republikat jugosllave ishin autonome në veprimtarit e tyre mbrenda njësive autonome dhe nuk nevojitej ndonje miratim paraprak nga shërbimi federal. Vetëm në rast se ishte në pyetje veprime ndaj politikës së jashtme atëher duhej marrë një leje-aprovim nga shërbimi federal.

SDB funksiononte në kuadër të Ministrisë së Punëve të Mbrendëshm pra SSUP (Savezni Sekretaiat Unutrasnih Poslova- Sekretariati Federal i Punëve të Mbrendshme. Ashtu funksionin edhe SDS nëpër Republikat dhe Krahinat Jugosllave. Struktura organizative sikur në federat edhe në njësit konstituive ishte e ngjajshme.

Në kuadër të tyre funksiononin Nëntë (9) Departamente-Divizione , Departamenti II i secilit shërbim merrej me „ emigracionin armiqësorë”.  Shërbimet e këtyre ishin të vendosura kryesisht nëpër qendra regjionale, jo në çdo qytet.

Sigurimet kishin edhe Departamentet  Analitike  të cilat analizonin dhe përpunonit të gjitha informacionet nga vendi dhe jasht dhe i paraqitnin udhëheqjes së shërbimit (SDS-SDB)

Shërbimi i fshehtë

Përveç bazës legjislative dhe punonjësve  zyrtar, në punët e shërbimeve të sigurisë (p.sh. SDS dhe SDS) nga mesi i viteve 1960, ishte angazhuar një rrjet i njerëzve që vepronin e punonin  vetëm në bazë të udhëzimeve politike të zyrtarëve të sigurisë publike kompetencë kjo e  Komitetit Ekzekutiv të Partisë Komuniste në qeverinë federale apo njësitë federale.
Detyra e këtyre të punësuarve në këtë rrjet ishte të punojnë jasht vendit ose të dërgohen jashtë për veprime të caktuara : për të përgatitur ose ose kryer operacione jashtë vendit.
Në qoftë se ata punonin mbrenda  Republikën Jugosllave: t’i filtronin informacionet e marra e të dobishme për partinë komuniste dhe pushtetmbajtësit e tyre , për të krijuar bazën e vlerësimit për procesin e vendim-marrjes.

Jo rrallë zyrtarët e këtyre shërbimeve (SDS dhe SDB) paralelisht mbanin edhe pozita në udhëheqjen politike të vendit. Kryesisht mbanin poste të nënsekretarëve.

Për të punuar në këtë shërbim të fsheht, zyrtarisht nuk është shpallur ndonjë konkurs për të interesuarit. Ata rekrutoheshin secili sipas kualifikimit që kishte dhe transferohej në detyrë sipas besueshmërisë.

Për tu mos u krjuar dyshime në ta,  dërgoheshin shpesh jasht vendit për të krijuar kontakte dhe besim.

Ata dërgoheshin zakonisht  jashtë vendit për të punuar si menaxher ose punonjës konzulate, në agjensi ushëtimi, hotel, për ndonjë gazetë, si dhe në organizatat e punëtorëve jugosllave në mërgim për të punuar për këtë shërbim të fshehtë. [1]

Aktivitetet e mbrendëshme

Brenda shtetit,  UDBA  ishte  përgjegjëse dhe  vepronte për zbulimin dhe ndalimin e kundërshtarëve politikë dhe të dyshuarit,  shumë prej të cilëve u arrestuan dhe u dërguan në ishullin Goli Otok.  Ligji për siguri për këtë i la hapësirë të pa kufizuar veprimi.
Neni 39 Paragrafi 1 i "Ligjit Themelor për punët e brendshme" të Jugosllave i vitit 1966 vuri  detyrë Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, që përmes  "mbledhjes së  dokumenteve  dhe informacioneve  tjera për  aktivitetetin e organizatave klandestine“ të zbulohen, ata që duan ta minojnë rendin kushtetues, për qëllime të caktuara.[1]

Aktivitetet e Jashtme

Jashtë vendit, UDBA veproi  tërësisht në  fshehtësi.  Ata u përfshinë kryesisht në vrasje, kërcënime  dhe rrëmbim i emigrantëve antikomunistë.  Viktimat i përkisnit kryesisht nacionalitetit  kroatë, serbë  dhe shqiptarë.  Neni 92 i Kodit Penal të jugosllavisë lejonte  ndjekjen e kundërshtarëve pavarësisht shtetësia ose vendi i veprimtarisë së tyre antijufosllave. Ky nen legjitimonte veprimtarin e e tyre edhe jasht kufijve.[1]

“Divizioni i II” kishte për detyrë të vepronte kundër emigrantëve. Qendrat Rajonale dërguan agjentët e tyre në shërbim  jashtë vendit, për të grumbulluar informacione. Nëse nga perspektiva e shërbimit paraqitej ndonjë rrezik i ve­çant nga ana e emigrantëve, atëherë, fillohej të veprohej me “mjetet operative” për ta “pasivizuar” personin.  “Pasivizimi” nënkupton prej fushatës me dezinformata për karakterin e personit deri te likuidimi. [1]

Në periudhën prej vitit 1945 deri 1989, UDBA vrau vetëm në  Republikën Federale të Gjermanisë në total  67 disidentë, siç konstatoi një një recensues i Gjykatës së Lartë Rajonale të Mynihut në vitin 2008 [2]

Këtu përfshiheshin këto vrasje:[4]

............
17. Janar 1982 – shqiptaro kosovarët Bardhosh e Jusuf Gërvalla si dhe Kadri Zeka nga dalja me makinën e tyre nga  garazhi në Untergrupenbach tek Heilbron-i vriten nga plumbat e revoleve. Njëri nga ata nuk ishte i vdekur në vend dhe akuzoi agjentët jugosllav si doras.

Jusuf Gërvalla në Dosjen e UDB-së (marrë nga youtube)


Qeveria gjermane ishtë mirë e informuar në lidhje me aktivitetet e inteligjencës,  nuk dëshironte ose nuk kishte mundësi për të marrë hapa konkret kundër saj shkaku i marrëdhënieve të mira me jugosllavinë. Kështu raportonte Renac Tomo, drejtor i Seksionit Konsollor në Ambasadën jugosllave në Bon, sipas shefit të tij (kreu i SID) të Beogradit: "Disa ngjarje tregojnë se lëvizjet dhe aktivitetet e shërbimeve tona në RFGJ monitorohet nga afër dhe të analizohen  nga shërbimet gjermane kundër-zbulimit dhe inteligjencës.
"Shërbimi sekret jugosllav „ vepronte që nga fillmi i krijimit të jugosllavisë komuniste në juglindje të austrisë, duke vrarë e rrëmbyer refugjat anti komunistë nga jugosllavia.

Përpunimi

Në vitin 2003 ish Konsulli  Honorar në Zelandërn e Re,  Dušan Lajovič, publikoi në web fawen e tij www.udba.net (kjo faqe më nuk ekziston) të dhëna për personat me të cilët ka bashkëpunua Policia e fshehtë jugosllave.

Më von Lajovič të dhënat e studimit të tij i botoi ne një libër me titull „Mes lirisë në Yllin e kuq“ (Med svobodo in rdečo zvezdo). Është një shkurtesë e përmbledhjes për kreun politik sloven që bashkëpunoi me Sigurimin e fsheht jugosllavë.


                                                                                                       nga gjuha gjermane përktheu; Xh.Selmani

Literatura

Hans-Peter Rullmann: Mordauftrag aus Belgrad“: Dokumentation über die Belgrader Mordmaschine. Ost-Dienst, Hamburg 1980.

Dušan S. Lajovič: Med svobodo in rdečo zvezdo. Nova obzorja, Ljubljana 2003. ISBN 961-238-206-9 (slowenisch)

Einzelnachweise [Bearbeiten]
a b c d e f OLG München, Urteil vom 16. Juli 2008, AZ: 6 St 005/05 (2), S. 9 ff.
a b Josef Hufelschulte: Großkreuz für Mërder. In: FOCUS, Nr. 3/2012 vom 16. Januar 2012, S. 47.
Interview der Journalistin Darka Stuparić mit Dalibor Jakaž für den Vjesnik, anläßlich des 30. Gründungstags der OZNA am 13. Mai 1974. Zitiert nach: Hans-Peter Rullmann: Mordauftrag aus Belgrad : Dokumentation über die Belgrader Mordmaschine. Ost-Dienst, Hamburg 1980, S. 3 f.
Krieg im Untergrund: 40 Tote seit 1967. In: Die Zeit, Nr. 19/1982 vom 7. Mai 1982, S. 35.
Hans-Peter Rullmann: Mordauftrag aus Belgrad : Dokumentation über die Belgrader Mordmaschine. Ost-Dienst, Hamburg 1980, S. 26.
Hans-Peter Rullmann: Mordauftrag aus Belgrad : Dokumentation über die Belgrader Mordmaschine. Ost-Dienst, Hamburg 1980, S. 21.
Florian T. Rulitz: Die Tragëdie von Bleiburg und Viktring. Partisanengewalt in Kärnten am Beispiel der antikommunistischen Flüchtlinge im Mai 1945. Hermagoras Verlag, Klagenfurt/Ljubljana/Wien 2011. ISBN 978-3-7086-0616-3, S.294.
Florian T. Rulitz: Die Tragëdie von Bleiburg und Viktring. Partisanengewalt in Kärnten am Beispiel der antikommunistischen Flüchtlinge im Mai 1945. Hermagoras Verlag, Klagenfurt/Ljubljana/Wien 2011. ISBN 978-3-7086-0616-3, S.284.
Hans-Peter Rullmann: Mordauftrag aus Belgrad : Dokumentation über die Belgrader Mordmaschine. Ost-Dienst, Hamburg 1980, S. 1.
Florian T. Rulitz: Die Tragëdie von Bleiburg und Viktring. Partisanengewalt in Kärnten am Beispiel der antikommunistischen Flüchtlinge im Mai 1945. Hermagoras Verlag, Klagenfurt/Ljubljana/Wien 2011. ISBN 978-3-7086-0616-3
Das Ziel hieß: Kärnten spalten. In: Kleine Zeitung, 14. August 2009
Die Webseite www.udba.net existiert nicht mehr.



http://de.wikipedia.org/wiki/Uprava_dr%C5%BEavne_bezbednosti#cite_note-11

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?