Posts

Es werden Posts vom September, 2015 angezeigt.

Krimet e kryera nga regjimi i Titos: Gjermania, me sa duket, i mbronte vrasësit

Bild
Revista e njohur DER SPIEGEL ka ngritur akuza të rënda kundër qeverive të kancelarëve gjermanë Willy Brandt dhe Helmut Schmidt. Që të dy fajësohen se i kanë mbrojtur komandot vrastare jugosllave nga ndjekja penale me qëllim që të mos prishen marrëdhëniet me Jugosllavinë socialiste. Ky dyshim, sipas DER SPIEGEL, bazohet në dokumentet qeveritare të viteve shtatëdhjetë, të cilat i posedon revista nga Hamburgu dhe aktualisht po luajnë rol në procesin gjyqësor në München që po zhvillohet kundër dy kroatëve, të akuzuar për vrasjen e një disidenti kroat. Josip Perkoviq dhe Zdravko Mustaq, të dy shefa të mëhershëm të shërbimit sekret jugosllav dhe kroat (derisa Kroacia ishte pjesë e Jugosllavisë), akuzohen se kanë organizuar vrasjen e disidentit Stjepan Gjurekoviq në landin e Bavarisë. Gjerekoviq, ish-menaxher i kompanisë së naftës INA, pas ikjes në Gjermani në fillim të viteve 80-të ishte kërcënuar se do t’i bëjë publike skandalet dhe korrupsionin e «bandës së kuqe komuniste». Gjurekovi...