𝗞𝗨𝗝𝗧𝗜𝗠𝗘 𝗣𝗘̈𝗥 𝗝𝗨𝗦𝗨𝗙𝗜𝗡
Shkruan: Rafet RUDI “𝗠𝗷𝗮𝗳𝘁𝗼𝗻 𝘁𝗮 𝘀𝗵𝗼𝗵𝗲̈𝘀𝗵 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝘂𝗮 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝗻𝗲̈” Në Maj të vitit të kaluar isha mysafir i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në festivalin “Koncertet e Majit”. Atyre ditëve, si pasojë e zgjedhjeve të marsit, ndihej një tendosje e madhe. Qendra e qytetit të Tiranës ushtonte nga protestuesit. Minatorët e Valijasit kishin filluar grevën e urisë. Objektet afër pallatit të kulturës digjeshin dhe ekzistonte rreziku që edhe Biblioteka Kombëtare të digjej ose të demolohej nga protestuesit që askush s’i kuptonte. Festivali “Koncertet e Majit”, natyrisht, nuk u mbajtën. Ato dhjetë ditët në Shqipërinë e trazuar për mua, megjithatë, kalonin në një shenjë tjetër. Pas njëmbëdhjetëvjetësh do ta takoja Suzanën, Premtonin, Donikën dhe Ergonin e Jusufit. Para se t’i takoja shtëpia e tyre, në mendjen time, ishte shëndruar në një Kështjellë mistike. Por shumë shpejt, që nga çasti që hyra në të, çdo gjë erdhi në vendin e vet. Sërish ndjeva atë emocion ...