Afër Shtutgartit u bënë nderimet e fundit për tre dëshmorët...
QIK 23.02..2002 ( www.kosova.com ) Afër Shtutgartit u bënë nderimet e fundit për tre dëshmorët Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka Shtutgart, 23 shkurt - Sot afër Shtugartit të Gjermanisë qindra shqiptarë bënë homazhet e fundit para eshtrave të dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, të cilët kishin ardhur nga shumë vise të Gjermanisë dhe nga vendet e tjera. Me emocione të paprëshrkuara kalonin para arkivoleve të dëshmorëve qindra bashkatdhetarë për t'u bërë nderimet e fundit këtyre martirëve, para se eshtrat e tyre të sillen në Atdheun e lirë. Varrimi i Jusuf e Bardhosh Gërvallës do të bëhet nesër në Dobovik të Deçanit përkatisësht i Kadri Zekës në Gjilan. QIK e njejta faqe Nesër bëhet varrimi tre dëshmorëve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe i Kadri Zekës Prishtinë, 23 shkurt - Sot në Kosovë do të mbërrijnë eshtrat e tre dëshmorëve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të Kadri Zekës....