Ai ushtron terroristët në kampet jugosllave
Rilindja, 19.08.1994 Zbulim i shtypit slloven AI USHTRON TERRORISTËT NË KAMPET JUGOSLLAVE Franjo Herleviq e liroi Karlosin nga burgu shtëpiak Lubjanë, 18 gusht Disa gazeta të Sllovenisë. siç njoftoi sot agjencia Frans Press, njoftuan opinionin sot se terroristi ndërkombëtar Iliç Rarnirez. Sançez - Karlos, tani i burgosur në Francë, në vitin 1975 ishte burgosur në aeroportin e Beogradit dhe ishte vënë në burgun shtëpiak plot 4 ditë. Karlosin e kishte burgosur UDB-ja, e sipas gazetave sllovene ai në atë kohë kishte formuar një kamp në Jugosllavi ku i ushtronte terroristët. Thuhet, po ashtu në këto gazeta se Karlosi kishte vepruar në Brione dhe në disa vende të tjera të ish-Jugoallavisë. Po ashtu, derisa ai gjendej në burgun shtëpiak atij i kishte bërë një vizitë ministri i atëhershëm federativ i Punëve të Brendshme, Franjn Herleviq dhe fill pas këtij takimi ky terrorist u lirua. (BP)