Posts

Posts mit dem Label "Anatomia e një Atentati /Revista Pasqyra - Janar 2002" werden angezeigt.

Anatomia e një Atentati

Pasqyra, janar 2002 ANATOMIA E NJË ATENTATI Shembuj që duhet kujtuar Sikur populli shqiptar ta kish një histori të mirëfilltë shkencore, e që mjerisht ende s'e ka, disa kapituj të trashë do t'i kushtoheshin patjetër lëvizjes nëntokësore të rezistencës matanë kufinjve të Shqipërisë administrative. Do t'ishte fjala, pa dyshim, për një rrëfim jashtëzakonisht interesant, për shqiptarë e për të huaj. Ajo do të nxirrte në shesh përvojat komplekse të një populli "të ndaluar" në rrafshin e mosbindjes qytetare dhe rezistencës së armatosur ndaj okupimit, përvoja këto që janë edhe sot aktuale në shumë anë. Cilat ishin motivet e atyre që u angazhuan në ilegale? Ç'i shtynte ata që kryeneçësisht, pa asnjë shans ushtarak e pa asnjë shembull të mbarë lokal (madje përkundrazi), ta sfidojnë pareshtur një okupim ushtarak, administrativ, socioekonomik e kulturor ndër më të jetëgjatët e më brutalët në kontinentin e Evropës? E ç'i shtynte të tjerë, nga ambient i njëjtë e ...