Asgjë nuk harrohet - Intervistë me Hysen Gegën 1993
Zëri i Kosovës, shkurt 1993 ASGJË NUK HARROHET Intervistë: Hysen Gega, ish i dënuar politik Hysen Gega, i lindur në fshatin Sallagrazhdë me 1950, njihet midis të burgosurve politikë koosovarë si „legjendë e burgjeve jugosllave“ për shkak të qëndrimit të tij të paepur dhe përherë kryengritës. Për herë të parë unë vetë kam pasur rastin ta njoh atë gjersa isha nën hetime në Burgun e Qarkut të Prizrenit gjatë verës së vitit 1981. Isha në vetmi. Sa herë që dilja në shetitje, prej një dhome në katin e II-të në mes parmakësh deportonte një grusht i përcjellë me një zë: „Mos u mërzit! Vdekje titizmit!“ Kush ish ky njeri vallë që nuk e njihaja? Pas një gabimi të rastësishëm (ose të qëllimtë!) të gardianëve, më ra ta takoja në oborrin e burgut. Iu prezantova dhe m’u prezantua. M’u kujtua se emrin e tij ma kishin përmendur disa herë në hetuesi, mbase për të zbuluar ndonjë lidhje të mundshme. Pas ca muajsh atë e degdi...