Dëshmorët Gërvalla janë bërë frymëzim dhe forcë për luftëtarët e lirisë
Koha Ditore,18.01.2003 DËSHMORËT GËRVALLA JANË BËRË FRYMËZIM DHE FORCË PËR LUFTËTARËT E LIRISË, THA ÇEKU Komandanti i TMK-së vendos kurora lulesh në varreza të dëshmorëve Gërvalla në Dubovik Komndanti i TMK-së, gjenerallejtënant Agim Çeku vendosi kurora lulesh në varreza të dëshmorëve Gërvalla në Dubovik, të premten me rastin e 21-vjetorit të vrasjes së tyre në Shtutgard të Gjermanisë. “Jusufi dhe Bardhoshi ishin ndër bijtë më të shquar të kombit dhe ne kemi ardhur për bërë nderim në varret e tyre dhe për të takuar nënloken Ajshe që me dinjitet e përballoi këtë dhimbje”, u shpreh Çeku. Dëshmorët Gërvalla, sipas komandantit Çeku, janë kthyer në Kosovë dhe janë bërë emra brigadash, kazermash dhe janë bërë frymëzim dhe forcë për luftëtarët e lirisë. Delegacion i lartë i TMK-së, pas homazheve, ka vizituar shtëpinë e nënës së dëshmorëve. “Djemtë e mëdhenj dalin vetëm nga familjet e mëdha dhe lindin nga nënat e mëdha siç është Nëna Ajshe”, i tha Çeku Nënës Ajshe. Gjen...