Posts

Posts mit dem Label "Dega e LDK-së në Gjermani organizon homazhe tek varresat e martirëve të kombit..." werden angezeigt.

Dega e LDK-së në Gjermani organizon homazhe tek varresat e martirëve të kombit...

QIK, 16 janar 2001, Shtutgart Dega e LDK-së në Gjermani organizoi homazhe tek varrezat e martirëve të kombit   Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka     Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani organizoi të dielën në varrezat në Bad Cannstatt të Shtutgartit të Gjermanisë homazhe për martirët e kombit shqiptar: vëllëzërit Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka. Koha e mbajtjes së homazheve në nëntëmbëdhjetë vjetorin e vrasjes së këtyre tre veprimtarëve të shquar te çështjes kombëtare tuboi pranë varreve të tyre mijëra bashkatdhetarë nga mbarë Gjermania dhe shtetet përreth. Kolona e gjatë e prirë nga Hafiz Gagica, kryetar i Degës së LDK në Gjermani dhe kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në diasporë, Hysen Gërvalla, vëlla i martirëve dhe kryetar i Degës së LDK në Zvicër, Abdyl Gërvalla, vëlla i martirëve, bashkëshortja e Jusufit, Zana, bashkëshortja e Bardhoshit me fëmijë si dhe pjesëtarë tjerë të familjes, në mënyrë dinjitoze ashtu siç e merituan at...