Diktatori Hoxha ishte kundër Lëvizjes Kombëtare - Intervistë me z.H. Gërvalla
Bota sot, 10-16 mars 2003 dhe www.edsh.org (e djathta shqiptare) Intervistë ekskluzive e Hysen Gërvallës DIKTATORI HOXHA ISHTE KUNDËR LËVIZJES KOMBËTARE ! Si bashkëpunonin natën e shaheshin ditën Shqipëria e Jugosllavia ? Pse Tirana e Enverit e quajti tradhti kombëtare raportin e Jusuf Gërvallës derguar Amnesty International !? Çka dinë për atentatin e 17 janarit 1982 Saime Jusufi, e njohur si « Bule », Hasan Mala i njohur si « Plaku » dhe Ibrahim Kelmendi ? Kush e Themeloi « Komitetin Revolucionar » për likuidimin e vëllezërve Gërvalla ? Kush është Hysen Gega ? HERETIZIM E LEQITJE BOTA SOT: Zoti Gërvalla, para se të vijmë te ai 17 janari i kobshëm 1982, çka dini për ngjarjet që i paraprinë këtij otentati makabër në Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën? Hysen GËRVALLA: Shtëpia jonë kishte një biografi të moçme. Për çdo regjim të huaj ajo ishte e heretizuar dhe e leqitur. Ishim të përndjekurit e të pesë regjimeve, du...