E vërteta e mjegulluar dhe mjegullimi i së vërtetës
E VËRTETA E MJEGULLUAR DHE MJEGULLIMI I SË VËRTETËS (Përgjigje reagimit të Hysen Gërvallës, botuar në “Rilindja” 11.05.1993) Redaksia "Zëri i Kosovës" në numrin 2 të muajit shkurt 1993 botoi një intervistë me ish të burgosurin politik Hysen Gegën, bashkëveprimtarin e dëshmorëve tanë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, me titul) "ASGJE NUK HARROHET" të intervistuar nga bashkëpunëtori ynë B. Elshani. Përkitazi me këte intervistë në "Rilindjen" në Zvicër më, 11.05.1993 u botua një reagim i Hysen Gërvallës ndaj kësaj interviste, përmes së cilës ai shtron edhe disa prej pyetjeve për Hysen Gegën. Në Redaksinë tonë nga Hysen Gega erdhi një auto-intervistë siç e quan ai, të cilën po e botojmë në tërësi. Pasiqë nuk ke denjuar të vish tek unë e të bisedojmë për çështjet që të paskan lënë aq shumë netë pa gjumë, po e shkruaj këtë auto-intervistë, duke u përgjigjur në pyetjet që i ke shkruar Ti, në reagimin ...