Posts

Posts mit dem Label "Familja e Kadri Zekës reagon kundër shpifjeve të gazetës BOTA SOT" werden angezeigt.

Familja e Kadri Zekës reagon kundër shpifjeve të gazetës BOTA SOT

www.angelfire.com/ne/ereniku/projekte.html FAMILJA E KADRI ZEKËS REAGON KUNDËR SHPIFJEVE TË GAZETËS “BOTA SOT” Gjilan, 22 shkurt 2002   Familja e dëshmorit Kadri Zeka nuk ka mundur të heshtë të enjten përballë shpifjeve të gazetës Bota sot, e cila për interesa të caktuara ka manipuluar edhe me emrin e dëshmorit Kadri Zeka, të vrarë më 17 janar në Gjermani. Familja e Kadri Zekës ka lëshuar një deklaratë lidhur me këtë. Në gazetën Bota Sot është dhënë njoftimi se Dega e LDK-së në Gjermani është marrë vesh lidhur me homazhet e organizuara për Vëllazërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në Shtutgart, me rastin e rivarrimit të eshtrave të tyre. Këtu përmendet marrëveshja me familjet e dëshmorëve. Lidhur me këtë Familja e dëshmorit Kadri Zeka ka lëshuar një deklaratë për opinion në të cilën thuhet: "Ne njoftojmë opinionin se Familja Zeka nuk është marrë vesh me asnjë parti, e aq më pak me LDK-në, lidhur me homazhet dhe në përgjithësi me rivarrimin e eshtrave të dëshmorëve. Mendojmë se homaz...