Posts

Posts mit dem Label "I "vrarë" bukurie - i vrarë policie" werden angezeigt.

I "vrarë" bukurie - i vrarë policie

“Forumi” nr.11 31.01.1994 I “VRARË” BUKURIE, I VRARË POLICIE   Në numrin e parë të revistës që kisha nisur (EPOKA, qershor, '91) doja patjetër të kem diçka për Jusuf Gërvallën, diçka të ngrohtë, të dhembshur, elegjiake. Më bëhet diç e këputur, e pakryer, tragjike në rrokjet e këtij emri, që ka të bëjë edhe me fatin tonë përgjithësisht.   Nuk e kisha njohur, ndaj emri Jusuf Gërvalla gjithnjë më ka ngjallur këto asodacione: kitarën akustike, poezinë, njeriun me lulen e tetovuar në ballë, telin e këputur në kitarë, këngën e ndërprerë, Klepsidrën, shushurimën e kohës në orën me zallë, Danillo Kishin, rubrikën e kulturës në Rilindje, këndin e TV në gazetë, pamundësinë, grupet marksiste-leniniste, Republikën, azilin politik, vitin 1982, qytetin gjerman me një emër që s'mbahet mend, UDB-në.   Dhe, një pyetje: si u bë që një njeri i "vrarë" bukurie, të përfundojë si i vrare policie?   Thashë, nuk e kam njohur. Që këtej do të përpiqem që pikërisht me një veprim e pr...