Posts

Posts mit dem Label "Janari kosovar është një pellg me gjak" werden angezeigt.
Bild
  Janari kosovar është një pellg me gjak Enver Robelli, Koha Ditore 17.01.2014 Mbi vrasjet, vrasësit dhe hienat politike 1. “Krimi që nuk ndëshkohet, përsëritet!” Para një viti familja e Smajl Hajdarajt, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës i legjislaturës së parë të Kosovës pas çlirimit, iu drejtua opinionit me një letër proteste dhe me një thirrje për ndihmë, për shkak se ende nuk ishin zbuluar vrasësit e njeriut më të dashur të tyre. Vjet patën kaluar 11 vjet nga vrasja, sivjet 12 vjet, por vrasësit nuk janë arrestuar ende. Të premten, më 17 janar, do të mbushen 12 vjet prej se u vra Smajl Hajdaraj. Para një viti trashëgimtarët e Smajl Hajdarajt në “Kohën Ditore”, mes tjerash, shkruanin: “Si familjarë ne jemi të bindur se vrasja e Smajl Hajdarajt është kryer për motive politike. Me vrasjen e tij është synuar të përvetësohen meritat e luftës dhe të goditet një oponent politik, i cili gëzonte autoritet në trevën e Dukagjinit si politikan i Lidhj...