Ramadan Pllana DËSHMI TË KOHËS: Jusuf Gërvalla dhe enigma e « Komitetit Qendror » të LNÇKVSHJ-së (Fjala mbajtur në “Flaka e Janarit”, me rastin e tridhjetë vjetorit të rënjes së dëshmorëve, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, më 04. 02. 2012 në Heidelberg, Gjermani) Albaniapress.com 07.shkurt 2012 4:19 - Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ato mund t'i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi! (Sami Frashëri) Të nderuar vëllezër e motra, Të dashur familjarë të të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Atdheut, Bashkatdhetarë e miq të nderuar, Pjesëmarrës në këtë Akademi përkujtimore, FLAKË QË NUK SHUHET KURRË!... U mbushën plot tridhjetë vjet nga vrasja mizore prej dorës kriminele serbo-jugosllave e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës. Por, heronjtë nuk vdesin kurrë, sepse emrat dhe veprat e tyre bëhen të pavdekshëm! Ata, u nder...