Posts

Posts mit dem Label "Kthehen në vendlindje eshtrat e dëshmorëve" werden angezeigt.

Kthehen në vendlindje eshtrat e dëshmorëve

KTHEHEN NË   VENDLINDJE ESHTRAT E DËSHMORËVE  JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA DHE KADRI ZEKA Prishtinë, 18 shkurt 2002 Nga agjencitë informative dhe mediat shqiptare bëhet me dije se 24 shkurti i ketij vitit (2002) do të jetë dita e atdhesimit të eshtrave të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.   Në një njoftim për Kosovapressin, në emë të familjes, djali i atdhetarit Jusuf Gërvalla, Premtoni, ka bërë të ditur se 24 shkurti i këtij viti do të jetë dita kur në vendlindjen e tyre, në Dubovik të Deçanit, do të bëhet rivarrimi apo atdhesimi i eshtrave të vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla.“Kanë kaluar njëzet vjet, që nga nata e 17 Janarit 1982, kur në pabesi të plotë, u vranë këta tre dëshmorë të kombit shqiptar nga dora e zezë e UDB-së jugosllave dhe po aq vite, që kur familja dhe shokët e tyre u detyruan që ata t’i varrosin në Shtutgart të Gjermanisë, pasi që trupat e tyre nuk u lejuan të ktheheshin në vendlindje, në Kosovë”, thuhet në fillim të njoftimit të Premton Gërvallë...