Posts

Posts mit dem Label "Kur politizohet edhe rivarrimi i dëshmorëve" werden angezeigt.

Kur politizohet edhe rivarrimi i dëshmorëve

Koha Ditore 26.02.2002 Botimi në perëndim   Koment   KUR POLITIZOHET EDHE RIVARRIMI I DËSHMORËVE   Pjesëtarët e TMK-së përcollën arkivolin e Kadri Zekës, por jo edhe atë të vëllezërve Gërvalla. Tagrin e ndarjes po e paguajnë martirët që u spikatën në luftë për bashkim dhe TMK-ja, e cila duhet të jetë institucion i të gjithëve A është çdo gjë e politizuar në Kosovë? Ose, për më tepër, a ka në Kosovë njerëz që dëshirojnë të politizojnë gjithçka? Sikur të vlerësoheshin disa nga ngjarjet e fundit që po ndodhin në Kosovë, përgjigjja fatkeqësisht del të jetë e thjeshtë: Po. Shembulli më ilustrativ i rishtëm i këtij fenomeni kosovar është ai me sjelljen dhe rivarrimin në Kosovë të trupave të dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, njëzet vjet pas vrasjes së tyre në Shtutgart të   Gjermanisë. Ngjarja e madhe - e shikuar nga pjesa më e madhe e popullit si e arritur, që po organizohet pa pengesa tash që në Kosovë më nuk sundon regjimi autoritar i Beogradit -...