Posts

Posts mit dem Label "Kush e vrau Jusuf Gërvallën - reagim i H. Gërvallës ndaj Hysen Gegës" werden angezeigt.

Kush e vrau Jusuf Gërvallën - reagim i H. Gërvallës ndaj Hysen Gegës

RILINDJA (në perëndim) 11 Maj 1993 Reagim KUSH E VRAU JUSUF GËRVALLËN Letër vëllazërore Hysen Gërvallës               Në numrin 2 të muajit shkurt të këtij viti, në “Zërin e Kosovës” që botohet në zvicër (Organ i LPRK), botohet intervistae B. Elshanit me ish të burgosurin politik, Hysen Gega, në të cilën përveç tjerash, mëtohet të jepen shpjegime se si u bënë përgatitjet nga UDB-ja jugosllave për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës.             Në redaksinë tonë këto ditë erdhi letër-reagimi i Hysen Gërvallës, vëllai më i madh i Jusufit dhe Bardhosh Gërvallës, i cili kërkon shpjegime dhe sqarime plotësuese, më të sakta nga i intervistuari (Hysen Gega) për vrasjen e vëllezërve të tij dhe të Kadri Zekës. Jusuf Gërvalla ka qenë gazetar i “Rilindjes” dhe informacionet rreth vrasjes së tij për këtë gazetë, janë me interes shumë të madh, madje jo vetëm për këtë ...