Letër falenderimi e familjes Gërvalla
QIK, 27 shkurt LETËR FALENDERIMI E FAMILJES GËRVALLA Ne, bashkëshortja dhe fëmijët e Jusuf Gërvallës, dëshirojmë të falenderojmë dhe t'i shprehim mirënjohjen tonë popullit të Kosovës dhe të gjithë atyre, që kanë udhëtuar me qindra kilometra nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora, dhe të cilët me atë pritje madhështore dhe me nderimet e fundit të bëra për tre bijtë e vet, na e lehtësuan dhimbjen shumëfish. Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë edhe komunat e Deçanit, të Prishtinës dhe të Pejës, të gjithë banorët e Dubovikut dhe të fshatrave përreth, si dhe personelin e aeroportit të Prishtinës për mirëkuptimin dhe për ndihmën, që i ofruan familjes, duke bërë të mundur një varrim dinjitoz dhe në përputhje me kërkesat tona, të shprehura edhe publikisht. Në këtë kuadër, falenderojmë Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, prof. Nexhat Daci, të gjitha institucionet, partitë politike dhe personalitetet e ndryshme për pjesëmarrjen e tyre si dhe per respektin e treguar ndaj dësh...