Posts

Posts mit dem Label "Lufta akoma nuk është fituar - intervistë me Ibrahim Kelmendi" werden angezeigt.

Lufta akoma nuk është fituar - intervistë me Ibrahim Kelmendi

Zëri i Kosovës Nr:6, 13.02.1997   LUFTA AKOMA NUK ËSHTË FITUAR Intervistë me Ibrahim Kelmendin, veprimtar i orëve të para i LPK-së, bashkë me Jusuf Gërvallën e Kadri Zekën   Ibrahim Kelmendi jeton në Gjermani që nga viti 1976. Si student i Univerzitetit të Kosovës vihet në shenjester në vitin 1975/ 76 nga nomenklatura partiake e politike vazaliste e ish KSA të Kosovës. Ishte themelues i FKP dhe botues i Gazetes "Bashkimi" deri ne vitin 1981. Ishte   pjesëmarrës në bisedime për bashkimin e organizatave të atëhershme klandestine. Është anëtar i LPK dhe organeve të saja udhëheqëse (që fillimisht quhej LRSHJ) që   nga formimi. Njihet në opinion si veprimtar që komunikon hapur edhe me kundërshtarët e pikëpamjeve të tij. ZiK: Keni qenë drejtues i Frontit të Kuq Popullor dhe Kryeredaktor i gazetës "Bashkimi" në fund të viteve të 70-ta. Cila ishte platforma e organizatës dhe e gazetës që ju drejtonit? I. Kelmendi: Në vitin 1978 në RFGJ themeluam Frontin e Kuq Popullor...