Posts

Posts mit dem Label "Mijëra qytetarë në rivarrimin në Dubovik" werden angezeigt.

Mijëra qytetarë në rivarrimin në Dubovik

Qendra Informative e Kosovës- QIK   Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova morën pjesë në rivarrimin e   vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla në Dubovik të Deçanit   Dr. Rugova: Jusuf Gërvalla ishte dhe do të mbetet burrë i madh, i urtë dhe trim i Kosovës   Deçan, 25 shkurt (QIK)- Në fshatin Dubovik të Deçanit dje pasdite u bë rivarrimi i dëshmorëve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Në ceremoninë e rivarrimit morën pjesë mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova. Ishin të pranishëm edhe kryetari i LDK-s dr. Ibrahim Rugova, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe komandanti i Zonës së Tretë të TMK-së kolonel Shaban Shala dhe veprimtari Zekeria Cana. Dr.Ibrahim Rugova, duke folur për këta atdhetarë tha: "Të gjithë ne dhe e gjithë Kosova sot është krenare, ngase i sjell eshtrat e Jusuf e Bardhosh Gërvallës e shokut të tij Kadri Zekës në tokën e vet, sepse ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Të gjithë ne jemi krenarë për kthimin e tyre në Kosovën e lirë dhe demokrat...