Posts

Posts mit dem Label "Në Përkujtim - Dy Akademi" werden angezeigt.

Në Përkujtim - Dy Akademi

Koha ditore, 18.01.2003   Në Deçan, në 21 vjetorin e vrasjeve së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës   NJË PËRKUJTIM, DY AKADEMI   Deçan, 17 janar Me rastin e 21 vjetorit të vrasjes dhe njëvjetorit të rivarrosjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, në Deçan, u mbajtën 2 akademi përkujtimore. Si atëherë në Bad Canstat të Gjermanisë ku për 20 vjet kishin pushuar eshtrat e këtyre 3 dëshmorëve edhe tani në vendlindje dolën në shesh ndasitë politike të atyre viteve. Në orët e paraditës ishte LDK-ja ajo që organizoi akademinë e parë në selinë e saj dhe vetëm pak orë me vonë LPK-ja organizoi një manifestim të ngjashëm në pallatin e kulturës, i cili mban emrin e Jusuf Gërvallës. Përderisa në manifestim e pare mungonin pjesëtarët e TMK-së, ndërsa në të dytin ata ishin prezentë, në Dubovik, tek varret e dy dëshmorëve janë gjendur përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike dhe të atyre të institucioneve të uniformuara. Një delegacion i lartë i LDK-së është krye...