Në Teatrin Kombëtar në Prishtinë mbrëmë u mbajt një Akademi Përkujtimore për Jusuf....
QIK,18.01.2003 NË TEATRIN KOMBËTAR NË PRISHTINË MBRËMË U MBAJT NJË AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR JUSUF E BARDHOSH GËRVALLËN DHE KADRI ZEKËN Prishtinë, 18 janar Me rastin e 21-vjetorit të rënies së dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, më organizim të Kryesisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës, mbrëmë në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, u mbajt një Akademi përkujtimore. Në këtë akademi mori pjesë edhe Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci dhe zyrtarë të tjerë. Duke folur në këtë akademi, Presidenti i Kosovës tha se "jemi sot këtu për t'i përkujtuar dhe nderuar Jusuf e Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën që u vranë para 21 vjetëve në Gjermani nga ata që i përzunë nga Kosova e tyre e dashur". Në vazhdim Presidenti Rugova tha se këto ditë mbushet një vit që familja Gërvalla dhe Zeka i sollën eshtrat e tyre në Kosovë, në Dubovik dhe në Gjilan. Ky ishte një gjest i madh që trupat e tyre të prehen në tokën e dashur dhe të çmuar...