Nuk jam kryes e as implikues në vrasjen e Jusufi (Intervist me Jusuf Karakushin)
ZËRI I DITËS 14 dhe 15 tetor 2002 botimi në perëndim F E J T O N I Jusuf Karakushi, ministri i fundit shqiptar i Punëve të Brendshme të Kosovës, për vitet e thyerjeve të mëdha politike në Kosovë (1+2) Nuk jam kryes, as i implikuar në asnjë mënyrë në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës Jusuf Karakushit i kishte humbur çdo gjurmë që nga vera e vitit 1990. Të rinjtë as që dinë kush është ky njeri, pavarësisht se emri i tij ishte nga më të përgojuarit gjatë viteve të thyerjeve të mëdha politike në Kosovë. Pas punës në organizatën e rinisë, nga fundi i viteve gjashtëdhjetë, u rekrutua në shërbimin e punëve të brendshme në Gjakovë. Ishte koha kur, pas Plenumit të Katërt të Brioneve, në të cilin ishin identifikuar shumë padrejtësi ndaj shqiptarëve, bëheshin përpjekje që edhe ata të përfshiheshin në punët e brendshme. Megjithëkëtë ai ishte një anonim, madje edhe pas caktimi...