Pesëdhjetë vjet besnikëri në shërbimet sekrete serbe
Zëri i Ditës 22.04.2002 Cili ishte Salih Salihu nga Klina e Mesme e Skënderajt, njeriu që akuzohet për ndjekjen dhe vrasjen e veprimtarëve shqiptarë në shtetet e Perëndimit PESËDHJETË VJET BESNIKËRI NË SHËRBIMET SEKRETE SERBE Ndër ata shqiptarë, agjentë të shërbimeve sekrete serbe, që ndoqën ose morën pjesë në vrasjen e shumë veprimtarëve, intelektualëve dhe patriotëve shqiptarë anekënd Evropës, përmendet edhe Salih Salihu nga Klina e Mesme Skënderajt, njeriu i cili gjatë tërë jetës së tij i ka shërbyer shtetit dhe regjimeve serbe, i cili po aq kohë ka punuar kundër interesave të popullit të vet, madje duke u shkaktuar dëm dhe dhembje jo vetën bashkëkombësve e bashkëfshatarëve por edhë të afërmve të gjakut. Cili ishte në të vërtetë Salih Salihu? Feriz Ferizi nga Klima e Mesme e Skënderajt, aktualisht krytetar i Komisionit për hulumtimin e krimeve të luftës në këtë komunë, duke folur për Salih Salihun thotë se ai ishte njëri ndër spiunët më ...