Pse u ndanë Gërvallajt dhe Kadri Zeka në rrugëtimin e tyre të fundit
Zëri i Ditës, 1-2.03.2002 PSE U NDANË GËRVALLAJT DHE KADRI ZEKA NË RRUGËTIMIN E TYRE TË FUNDIT Tre heronjtë e kanë pasur dhe duhet ta kenë vendin e prehjes së bashku dhe atë në Prishtinë Pa dyshim se rasti i aktit të ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të dëshmorëve të kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, shkaktoi një dridhje politike të panevojshme dhe një habi te masat e gjera të qytetarëve. Në fakt, të gjithë pajtohen, duke u nisur që nga familjarët e dëshmorëve, bashkëluftarëve dhe bashkëkohanikëve të tyre, përfaqësuesve të partive politike, qytetarëve të, Kosovës se këta tre dëshmorë nuk e kanë merituar një rikthim të tillë. Aq më pak, akti i ceremonisë së rivarrimit nuk është dashur që të lejohet të politizohet në asnjë mënyrë, në asnjë masë dhe më së paku që të spekulohet me të në baza partiake. Spekulimet Spekulimet e çarshisë politike janë përhapur madje me të arritur të eshtrave të tre dëshmorëve në aeroportin e Prishtinës. Që at...