Qëllmi ynë ishte të mos kishim ngjyrime politike
Koha Ditore,27.02.2002 Letër e familjes Gërvalla, pas rivarrimit të dëshmorëve Gërvalla e Zeka QËLLIMI YNË ISHTE TË MOS KISHIM NGJYRIME POLITIKE Megjithatë, kjo kërkesë e fëmijëve të Jusufit nuk u respektua plotësisht gjatë rivarrimit dhe ky rast u shfrytëzua për ta instrumentalizuar politikisht ceremoninë, gjë për të cilën shprehim habinë dhe keqardhjen tonë Ne, bashkëshortja dhe fëmijët e Jusuf Gërvallës, dëshirojmë të falenderojmë dhe t'i shprehim mirënjohjen tonë popullit të Kosovës dhe të gjithë atyre, që kanë udhëtuar me qindra kilometra nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora, dhe të cilët me atë pritje madhështore dhe me nderimet e fundit të bëra për tre bijtë e vet, na e lehtësuan dhimbjen shumëfish. Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë edhe komunat e Deçanit, të Prishtinës dhe të Pejës, të gjithë banorët e Dubovikut dhe të fshatrave përreth, si dhe personelin e Aeroportit të Prishtinës për mirëkup...