Ruajeni Ibrahimin - Hysen Gërvalla në Express 2007
Gazeta express 13 mars 2007 Hysen Gërvalla: RUAJENI IBRAHIMIN Hysen Gërvalla, vëllai i Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, kërkon nga opinioni që ta ruajë Ibrahim Kelmendin për dëshmi. E admiron atë se i ka hyrë një pune shumë të madhe dhe thotë se edhe vetë Kelmendi është njeri shumë i përfolur. Ibrahim Kelmendi është autor i librit “Atentati”, që për qëllim ka pasur zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla. Prishtinë 11 mars 2007 Ibrahim Kelmendi, autor i librit “Atentati”, i cili ka tentuar të zbulojë vrasësin e Jusuf Gërvallës përmes këtij libri, sipas familjes Gërvalla, është njeriu i parë i cili ka drejtuar gisht në një njëri të dyshuar për vrasjen e Bardhosh dhe Jusuf Gërvalles dhe për këtë ka prapa këtë familje. Hysen Gërvalla, vëllai i Jusufit, pas publikimit të intervistës së Ibrahim Kelmendit, të botuar në gazetën Express, ka treguar se e admiron këtë njëri për guximin se i ka hyrë një pune shumë të madhe. Tregon se nuk është njeriu i vetëm i dyshuar ...