Posts

Posts mit dem Label "Sabri Novosella - shpif e dezinformon qëllmisht" werden angezeigt.

Sabri Novosella - shpif e dezinformon qëllmisht

Republika N.1, 1-15 janar 1997 Reagim SABRI NOVOSELLA - SHPIF E DEZINFORMON QËLLIMISHT Sabri Novosella: organizatat kosovare në Perëndim (Republika,n:4/1996) Tash disa herë z. Sabri Novosella, duke shfrytëzuar revistat e gazetat e ndryshme, përhap dezinformata e   shpifje nga më të lloj-llojshmet. Kësaj radhe ai shfrytëzoi Revistën "Republika" (nr. 4/1996, faqe 29, që botohet në Lubjanë nën drejtimin e z. Salih Kabashit), me ç'rast botoi artikullin me titull "Kush i udhëhoqi organizatat kosovare në Perëndim?" dhe nëntitulli "Që nga viti 1984 e deri në vitin 1990   LPRK ishte shumë «aktive» në punë të kota". Z. Novosella nuk është tashmë as i pari dhe as i fundit që, duke bërë pjesë në korin e shtrigave, përpiqet të përhapin mjegullen dhe të përbaltin gjakun që kanë derdhur bijtë dhe bijat e Lëvizjes, që kërkon dhe nëpërkëmbë idetë e mëdha që ka mbrojtur, që mbron dhe do të mbrojë në të ardhmen Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK). Në këtë kor ...