Shëtitje e Heronjve nëpër maje thikash
Republika N:6, 03.03.1997 Reagim SHËTITJE E HERONJVE NËPËR MAJE THIKASH Reagim ndaj emisionit dokumentar: “Çke bërë sot për Kosovën” kushtuar figurave të ndritshme të kësaj epoke: Jusuf Gërvaallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, në 15 vjetorin e rënies krenare të tyre, transmetuar më 17 janar 1997 në televizionin satelitor shqiptar. Për këtë meritat kryesore i takojnë skenaristit - regjisorit Esat Brajshori dhe ekipit të tij që realizuan këtë emision dokumentar të pritur tash e 15 vjet. Shumë kush këtë mund t'a konsiderojë krejtë normale, megjithatë, sidomos xhiruesi Nikolla MAIST(0)ROVIÇ-Kame, i cili, le të më falë poqese ofiqari ka bërë gabim në regjistrimin e emrit në amzën e të lindurve(?!...). Përderisa të mos ipen sqarime më të plota për këtë, mbase as ky nuk bëri më shumë se bashkemnaku i tij VIDIÇ në operacionin e Jusuf Gërvallës këtu e pesëmbëdhjetë vjetë më parë... Ju zotërinj dhe «mjeshtër» të këtij emisioni dokumentar po ju drejtoh...