Posts

Posts mit dem Label "TMK-në Ne e konsiderojmë bërthamën e Ushtrisë së Kosovës" werden angezeigt.

TMK-në Ne e konsiderojmë bërthamën e Ushtrisë së Kosovës

Bota Sot, 05.03.2002 Atyre të cilët janë mësuar të jetojnë jetë maceje nën sofër TMK-në NE E KONSIDEROJMË BËRTHAMËN E USHTRISË SË KOSOVËS Njëzet vite të plota, unë dhe familja ime kemi pritur, vallë a do të vijë ajo ditë dhe kur do të vijë ajo ditë që eshtrat e bijve tanë (duke përfshirë këtu edhe Kadriun), do të kemi mundësi t'i kthejmë në atdheun e tyre, në vendlindjen e tyre. Them duke përfshirë Kadriun, dhe nuk e them rastësisht. Familja ime dhe unë, e vlerësojmë ashtu si është, prandaj nuk e kemi ndarë kurrë nga djemtë tanë. Nuk e kemi ndarë, sepse Kadriu ra në konakun tonë, për atdheun tonë. Ra në bukën tonë, te dera jonë dhe në mesin e dy djemve tanë. Ra në të njejtën natë, në të njejtin vend, në të njëjtën veturë, të njëjtin datë, orë dhe sekonda. Ra nga e njejta dorë, nga e njëjta armë, me të njëjtin qëllim, për të njëjtin qëllim,   ranë bashkërisht pra, për atdheun e tyre. Njëzet vjet pritjeje janë të gjata. Nuk ishim të sigurt se do të vijë dita t'i sjellim esh...