Posts

Posts mit dem Label "Terroristi Karlos qëndroi edhe në Beograd" werden angezeigt.

Terroristi Karlos qëndroi edhe në Beograd

Rilindja,18.08.1994 Sipas burime të sigurta TERRORISTI   KARLOS QENDROI   EDHE NË BEOGRAD   Ai më 1981 mori pjesë në tubimin e grupeve terroriste në ish-Jugosllavi, me dijen dhe ndihmën e policisë jugosllave   Terroristi më i kërkuar në botë, Iliç Ramirez Sançez, me pseudonimin Karlos, i cili tash tri ditë gjendet në burgun e Parisit, pasi organet sudaneze ia dorëzuan Francës, sipas burimeve të sigurta pat qëndruar edhe në   Beograd. Në librin e botuar vitin e kaluar "Gjer në fund të botës" thuhet se Karlosi qëndroi në Beograd në vitin l976,për herë të parë. Aty mori pjesë në një mbledhje të organizatave terroriste të botës, ku morën pjesë edhe dy agjentë të   KGB-së.   Pushteti i atëhershëm i Beogradit, jo vetëm që nuk e pengoi ketë mbledhje, ndonëse kishte marrë sinjale nga SHBA-të që të ms e lejonte, por edhe u ndihmoi terroristëve që ta kryejnë atë tubim pa kurrfarë problemi. Për këtë arsye Uashingtoni i dorëzoi Beogradit zyrtar edhe një not...