Tre dëshmorët e pandarë - ndahen në kosovë
Koha Ditore, 25.02.2002 Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka u rivarrosën në vendlindje TRE DËSHMORËT E PANDARË – NDAHEN NË KOSOVË Në udhëkryqin e Fakulteti Filologjik të Prishtinës, mercedesi i zi me arkivolin me eshtrat e Kadri Zekës vazhdojë drejt rrugës për në fshatin Poliçkë të Gjilanit, ndërsa dy mercedesat me arkivolët e shokëve të tij, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, u kthyen në kthesën në të djathtë për në vendlindjen e tyre në fshtin Dubovik të Dëçanit. Të vrarë së bashku nga Shërbimi Sekret i Jugosllavisë më 17 janar, 1982, tre dëshmorët që deri të shtunën kanë qenë të varrosur së bashku në varrezat e Shtutgartit, u kthyen në Kosovë për t'u ndarë përgjithmonë. Kufomat e tyre arritën në orën 9 të mëngjesit të së dielës para përmëndores së Skenderbeut në Prishtinë, me ç'rast qytetarë të shumtë kishin dalë për t'u bërë homazhe. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, përpara familjarëve të tre dëshmorëve dhe disa qindra qytetarëve ...