Tre pishtarë të ndezur të lirisë kthehen në atdhe
„URA“ N:3, mars 2002 TRE PISHTARË TË NDEZUR TË LIRISË KTHEHEN NË ATDHE Që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, sikurse edhe para saj, në Kosovë asnjëherë nuk ishte shuar vatra e rezistencës kundër pushtuesit serb. Si rezultat i saj dhe në mënyrë të veçantë i demonstratave historike të vitit 1968, në kuadër të ndryshimeve të raporteve brenda ish-federatës jugosllave, në fillim të viteve të shtatëdhjeta nis procesi i avansimit të statusit politik e juridik të Kosovës, i cili u sanksionua në mënyrë shumë ekuivoke edhe në kushtetutë, më 1974. Ndonëse më i përparuar, statusi i ri i Kosovës nuk e barazonte popullin shqiptar me popujt tjerë në federatë, edhe pse numerikisht ishte i treti me radhë. Me propagandën e zhurmshme zyrtare dhe euforinë folklorike, që shoqëronin këto reforma të kufizuara, synohej krijimi i një opinioni publik konformist dhe iluzor. Mesazhi dhe qëllimi i tyre ishte formimi i bindjes se gjoja kishin pushuar arsyet për të cilat organizohej...