U kthyen në Kosovë eshtat e dëshmorëve Gërvalla e Zeka
Prishtinë, 25 shkurt (QIK)- Më shumë se 20 vjetë pas vrasjes tinëzare në Shtutgard një aeroplan gjerman solli në Kosovë eshtrat e atdhetarëve të paepur për kauzën tonë kombëtare Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Me këtë rast me mijëra qytetarë të Kosovës ishin mbledhur në sheshin kryesor të Prishtinës "Skënderbeu" për t'u bërë homazhe këtyre dëshmorëve të kombit, eshtrat e të cilëve u sollën këtu dhe u rivarrosën në vendlindjet e tyre. Në këtë ceremonial ishin të pranishëm edhe familjarët, personalitete të jetës publike të Kosovës dhe ndërkombëtarë, si dhe shumë miq të vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës. Duke iu drejtuar në këtë ceremonial masës së mbledhur kryetari i Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci tha se vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin atdhetarë që synim të jetës kishin çlirimin e Kosovës dhe inkuadrimin e saj në Evropë. "Shpirti juaj liridashës ishte në Kosovën dhe kosovarët atëherë kur zhvillonit betejat tuaja ilega...