Posts

Bild
Buxhovi shpif sërish Lulëzim Etemaj Më 22 janar 2014, Jusuf Buxhovi ishte mysafir i Adriatik Kelmendit në “Rubikon” të KTV-së. Ndër temat tjera, vend i theksuar iu dha edhe vrasjes së tre prej krerëve kryesorë të Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, të kryer nga UDB-ja jugosllave më 17 janar 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë. Siç bëri atë kohë “Rilindja”, që lajmin e vet e kishte bazuar në agjencinë jugosllave të lajmeve “Tanjug”, edhe sonte Buxhovi e cilësoi këtë vrasje, jo si vepër të UDB-së, por si qërim hesapesh mes shqiptarëve. Dhe përderisa në njërën anë thoshte se si historian nuk mund të pohonte se UDB-ja ka kryer këtë vrasje, në anën tjetër, në të njëjtën kohë, harronte për t’u thirrur në titullin e historianit, dhe pa sjell kurrfarë argumentesh për këtë vrasje akuzonte shqiptarët. Akuzonte shqiptarët e “organizuar në grupe marksiste-leniniste”, të cilët thotë se ishin në lidhje të drejtpërdrejta me...
Bild
MUHAMET KELMENDI: JUSUF BUXHOVI PATURPSHËM NJOLLOSI UÇK’NË Profesori Muhamet Kelmendi ka reaguar në lidhje me deklaratat e gazetarit dhe historianit Jusuf Buxhovi, bërë në një intervistë ditë më parë. Ai ndër të tjera e akuzon Buxhovins se paturpshëm njollosi UÇK-në. Kelmendi e Akuzon Buxhovin për gënjeshtar. “Që të gjitha deklaratat e Buxhovit janë gënjeshtra dhe s´ka asgjë të vërtetë, as edhe një fakt”, thotë Kelmendi. Ai madje e paralajmëron Buxhovin që të mos vazhdoj me deklarata të tilla. “Ndalu o Buxhovë? Mos vazhdo me tej se nuk del mirë?”, shkruan Kelmendi në facebook. Më poshtë e gjeni të plotë deklaratën e Muhamet Kelmendit: “LPK DHE UÇK ISHIN ORGANIZATA ÇLIRIMTARE Nuk është menduar se mu për këto dy subjekte çlirimtare do të shkruhet. Jo pse nuk ka se çka të thuhet, kur dihet aktivitetet çlirimtare, por për akuzat që po i bëhen atyre nga disa individë, që e quajnë veten historian dhe politikolog, pa baza faktike, vetem e vetem te dëmëtojnë te ka...
Bild
Shfryrje për të mbytur të vërtetën Enver Robelli Koha Ditore 24.01.2014 Pse ndaj çdo akuze politike disa politikanë apo parti në Kosovë reagojnë me shpifje? Përgjigjja është e dukshme: sepse thellë në vete e dinë se kritikët kanë të drejtë. Në vend se të ballafaqohen me argumentet e prezantuara brigadat partiake për njollosje merren me mbiemra njerëzish. Këtë e tregoi edhe shfryrja tepër primitive javën e kaluar kundër Donika Gërvallës Në intervistën e saj në emisionin “Rubikon” Donika Gërvalla bëri akuza politike. Opinioni mund të pajtohet me këto akuza ose jo, kjo është pjesë e debatit publik. Zonja Gërvalla nuk bëri asnjë akuzë që do të mund të quhej shkelje e dinjitetit apo karakterit njerëzor të ndonjërit protagonist të skenës politike apo kriminale të Kosovës. Gjuha e saj ishte e qartë, ndoshta tepër gjermane për rrethanat e Kosovës parademokratike dhe parapolitike, por gjithsesi ishte gjuhë politike në suaza të ballafaqimit të argumenteve. Pas intervistës grup...
Bild
Jusuf Buxhovi në „Bordell“ Jusuf Buxhovi gënjeu kur tha se nuk ka qenë kurrë në klube shqiptare, meqë ato ishin bordele.  Në vitin 1978, në fazën e themilimit të Klubit Shqiptar “Emin Duraku” në Dyzeldorf ka qenë disa herë. Dëshimtarë janë qindra anëtarë të atij Klubi. Ai vinte si “korrespondent” i gazetës Rilindja, por në fakt bëhej avokat i konsullit jugosllav, i cili kërcënonte që klubi të mos quhej shqiptar por jugosllav. Vet Jusuf Buxhovi  pat fol për të argumentuar përse nuk duhet quajt klub shqiptar, e përse duhet quajt klub jugosllav. Fjalën ia ndërpreu Shefqet Hashani, atëherë Sekretar i parë e Ambasadës jugosllave në Gjermani. Ai i tha Jusufit se duhej të bënte vetëm punën e korrespondentit dhe të mos u bënte presion mërgimtarëve, meqë u takon e drejta ta quajnë kub shqiptar. 1 korrik 1978, ku shihet Nazmi Rahmani, Metalip Qoqa, Jusuf Buxhovi, Shefqet Hashani, Vehap Shita, e shumë të tjerë në klubin e shqiptarëve në Düsseldorf Edhe në prani të J...
IBRAHIM KELMENDI: JUSUF BUXHOVI FOLI NË ROLIN E SPIUNIT TË UDB’SË, SHPIFI EDHE PËR LPK’NË Njeri prej themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi i është përgjigjur Jusuf Buxhovit, i cili tha se LPK është mbështetur nga Shërbimi Intelegjent i Rusisë i njohur si KGB. Kelmendi ka thënë se Jusuf Buxhovi ka folur tamam në rolin e spiunit të UDB’së dhe se po gënjen kur po e lidh LPK’në me KGB’në. “Është shpifje ordinere, që i ngjanë shpifjes që pat bërë Dollanci në prill të vitit 1991, para gazetarëve të huaj, kur tha demonstrata në Kosovë i ka organizuar KGB-ja”, ka thënë Kelmendi, për Express. Sipas Kelmendit, Jusuf Buxhovi në intervistën televizive tentonte t’i ikte pyetjes në lidhje me intervistimin që iu kishte bërë Hysen Gegës e Jusuf Gërvallës. “Jusuf Buxhovi vetëm belbëzojë, mjegullojë. Përgjigjet dezinformuese u ngjanin fragmenteve të propagandës dhe dezinformimeve, rrjedhimisht të luftës speciale, që zhvillonin shërbimet jugo-sllave. Ai f...
Bild
Buxhovi : Akuzuesit e mi janë bashkëpunëtorët më ekstremë të UDB-së Prishtinë, 22 janar 2014   Në emisionin “Rubikon” të KTV-së me Adriatik Kelmendin , letrari, publicisti, politikani Jusuf Buxhovi ka thënë se pikërisht ata që e akuzojnë rreth vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka kanë qenë bashkëpunëtorë, madje më ekstremistë   të UDB-së jugosllave. Buxhovi nuk u pajtua me mënyrën që zonja Donika Gërvalla paraqiti dyshimet për vrasjen para 32 vjetëve në Gjermani të Jusuf e Bardhosh Gërvallës  dhe Kadri Zekës duke shtuar se nuk mund të manipulohet me  emra , as me ata që zonja Gërvalla i përmend të ekzistojnë në hetimet gjermane. Duke folur për këtë  vrasje Buxhoi theksoi se në kohë ka pasur shumë rivalitete politike ndërmjet shqiptarëve në emigracion dhe shtoi se drejtësia gjermane për këtë vrasje ende nuk e ka akuzuar UDB-në.     Ditë më parë Hysen Gega, nëpër disa portale e kishte akuzuar Jusuf Buxhovin ta kis...
Bild
Donika Gërvalla: UDB-a e Maqedonisë e ka spiunuar Jusuf Gërvallën “Maqedonia ka luajtur rol të rëndësishëm në survejimin e veprimtarisë së babit. Me siguri kanë qenë të frikësuar nga aktiviteti i tij, sepse nëna ime është nga Shkupi, unë dhe vëllai im i vogël jemi të lindur në Shkup”, thotë Donika Gërvalla, duke numëruar shkaqet sqë sipas asaj kanë mundur të jenë motivi pse UDB-a maqedonase dhe bashkëpunëtorët e saj kanë qenë aq shumë të interesuar të përcjellin aktivitetet e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri ZekësShërbimi sekret i Republikës Socialiste të Maqedonisë, gjegjësisht UDB-a maqedonase, ka luajtur rol aktiv në spiunimin e aktivitetit atdhetar të veprimtarit të njohur shqiptar, Jusuf Gërvalla. Këtë në një deklaratë ekskluzive përmes telefonit për gazetën “Lajm” e thotë vajza e Jusufit, Donika Gërvalla. “Maqedonia ka luajtur rol të rëndësishëm në survejimin e veprimtarisë së babit. Me siguri kanë qenë të frikësuar nga aktiviteti i tij, sepse nëna ime...
Bild
Atentatet që po vazhdojnë të na trazojnë, irritojnë e hutojnë  Ibrahim Kelmendi, botuar në Zhurnal 20.01.2014 Para 32 viteve ndodhen atentatet e kobshme ndaj Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Edhe pse dihet se urdhërdhënës ishte piramida e pushtetit të atëhershëm të Beogradit, fatkeqësisht ende nuk janë zbuluar atentatorët dhe spiunët e logjistikës së tyre. Nuk di ndonjë njeri t’i ketë vuajtur më shumë ato atentate se sa unë. E para, sepse m’i vranë bashkëveprimtarët më të ngushtë, e dyta, sepse më duhej të përballojë atentatet e pastajmë komplotiste, e treta, qysh atëherë e deri tani m’është dashur të përballem më luftën speciale të shërbimeve jugosllave, e cila ishte tejet brutale, vulgare dhe e pistë, sepse pjesë e asaj lufte bëheshin edhe disa viktima (bile edhe të Familjes Gërvalla) që i kishin manipuluar... Siç kam dyshuar atëherë, institucionet gjermane, në kohën kur ndodhen atentatet, nuk bënë hetime intensive, sepse Shteti gjerman kishte prior...