Skelet për tri i biografi
www.pasqyra.com n:61 viti IV janar 2002
Skelet për tri i biografi
Jusuf Gërvalla
1945 - 1982
Jusuf Gërvalla u lind më 1 tetor 1945 në Dubovik, komuna e Deçanit.
Shkollën fillore e mbaroi në Prapaçan.
Kur kishte vetëm 6 vjet i vdiq i ati. Më 1959 familja e tij shpërngulet për në Slloveni, ndërsa ai mbetet në Kosovë, te daja i tij në Pejë për të mbaruar shkollimin.
Pasojat e ndarjes nga familja dhe nga vendlindja do të hetohen më vonë në formë të një puhie trishtimi të pranishëm në shumë poezi të tij:
E kam braktis vendlindjen
E kam braktis shtëpinë
Shkrepave tuaja të larta
Peng ua lashë fëmijërinë
Apo
Dhe kështu u prenë rini e rritë
Nëpër botë pastaj si njeri i vogël që jam.
Me një det këngësh që më vlojnë në gji
U nisa, baba, në kullën dikur si zgurr,
Ja kaq i vogël, po edhe burrë…
Pasi mbaron shkollën e mesme në Pejë, regjistron fakultetin në Prishtinë. Ndërkohë fillon të punojë në Teatrin e Kosovës si pëshpëritës. Në këtë cilësi, më 1969, bashkë me Trupën e Teatrit shkon në ndëshkimoren e Nishit për të shfaqur para të burgosurve dramën e njohur "Duke pritur Godonë".
Jusufi shfrytëzon nga rasti për t'u dërguar burgosurve politikë aty një mesazh mbështetjeje e simpatie: "Mbahuni e mos u mërzitni, nuk jeni vetëm. Të gjithë jemi me ju. E ardhmja është jona. Liria po vjen…" Mirëpo me t'u kthyer kupton se letra kishte rënë në dorë të policisë. E marrin në pyetje, bëjnë presion mbi të dhe për pasojë e heqin nga puna…
Më 1971 punësohet në Shkup si përkthyes, në Flakën e vëllazërimit.
Më 1972/ 1973 shkon në shërbimin ushtarak.
Më 1973 fillon të punojë në Rilindje, ku më vonë, më 1978, do të jetë redaktor i faqes për radion dhe televizionin.
Ndërkohë ai është këngëtar me emër në estradën e Kosovës, ku kishte incizuar rreth 200 këngë. Në kujtesën e dëgjuesve kanë mbetur akoma këngët:
Fluturimi i kondorit dhe Balada për Jan Pallahun, heroin e Pragës, që u dogj i gjallë në shenjë revolte për pushtimin e Çekosllovakisë nga Rusia.
Ndër krijimet e para që u botuan janë "Baladë për shevarin" dhe "Kalon pranë meje", botuar më 1974 në "Bota e re".
Më 1975 boton përmbledhjen e parë "Fluturojnë e bien", më 1978, "Kanjushë e verdhë", më 1979 "Shenjat e shenjta" u bota në Shkup.
Ndërkaq romanin e parë "Dy florinj të një dashurie" e shkroi më 1975, por nuk u botua kurrë. Edhe romani tjetër "Rrotull" u botua vetëm pasi e vranë…
Gjithashtu pas vdekjes u botua edhe drama "Procesi".
Më 14 dhjetor 1979, kur u bënë arrestimet e pjesëtarëve të LNÇKVSHJ-së, në mesin e të tjerëve edhe të vëllait të tij Hysenit, ai kupton se e pret arrestimi dhe largohet nga Kosova. Me ndihmën e të vëllait Bardhit, nëpërmes tunelit të Goricës kalon në Austri dhe pastaj në Gjermani, ku kërkon strehim politik.
Më 17 janar 1980 te ai shkon edhe familja e ngushtë: e shoqja, Syzana dhe fëmijët Premtoni, Donika dhe Ergoni.
Në mërgim Jusufi do të merret aktivisht me publicistikë. Do të ndihmojë në nxjerrjen e gazetës "Bashkimi", më vonë të gazetës "Liria". Në gusht të vitit 1980 nxjerr gazetën "Lajmëtari i Lirisë", dalin krejt tre numra. Më 1 tetor 1981 nxjerr gazetën "Zëri i Kosovës". Dalin dy numra.
Në verë të vitit 1980 ai bie në kontakt me një grup të organizuar ilegal në rrethin e Deçanit, konkretisht me Ismail Haradinajn nga Gllogjani. Këtij grupi Jusuf Gërvalla i dërgon materialet e organizatës dhe njëherit disa qindra kopje të gazetës "Lajmëtari i lirisë". Dhe përmes tij formon Komitetin e LNÇKVSHJ-së për komunën e Deçanit…
Plagoset për vdekje në atentatin e 17 janarit 1982 dhe vdes pas katër orësh në spitalin e Heilbronn-it.
E gjithë jeta e tij përmblidhet në një frazë të shkruar nga ai vetë në një shkrimkushtrim: Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s'do të ketë forcë që do të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme.
Kadri Zeka
1953 - 1982
U lind më 25. 04. 1953 në katundin Poliçkë, Malësia e Dardanës (Kamenicë).
Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Meqë më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan, këtu mbaroi shkollën e mesme.
Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Jurdik, në Prishtinë, dega e gazetarisë.
Më 1973 Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të "Grupit revolucionar". Ishte në një celulë me Rexhep Malën, Hilmi Ramadanin dhe Hydajet Hysenin, që ishte shoku i tij i pandashëm. "Në fakt ky katërsh ka funksionuar, poashtu fshehtë, si një bërthamë gjysmë e organizuar, edhe gjatë viteve të mëparshme ('71, 72)".*
Fillimisht Kadriu ka qenë anëtar i celulës, kurse pas arrestimeve të vitit 1974 dhe 1975 të anëtarëve të Grupit Revolucionar, Kadriu kooptohet në Komitetin Drejtues (që ishte organi më i lartë i Organizatës), në këtë cilësi ka qenë deri në fund të jetës së tij.
Ndërkohë punon si gazetar në radio Prishtinë dhe "mbulon" punëtorët e "përkohshëm" në mërgim.
"Pos aksioneve të shumta si thyerje fotografish të Titos etj, shkyerje flamujsh e pllakateve të ndryshme të regjimit, shkruarje parullash e shpërndarje traktesh, Kadriu ka marrë pjesë në rrëmbimin e një shaptilografi në Prishtinë, gjatë vitit 1974 ka sjellë nga Zvicra (ku kishte shkuar me pasaportë të falsifikuar) një shaptilograf tjetër më praktik, me të cilin janë shumëzuar traktet e shpërndara në Konviktet e UP-së dhe ato në Preshevë si dhe teknikë tjetër të nevojshme për punë të fshehtë. Ka marrë pjesë në përpilimin, përgatitjen teknike dhe shpërndarjen e tyre.
Kadri Zeka ka qenë shumë i zellshëm në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të punojë e të jetojë një kohë në malësi të Gollakut,( mësues në Gmicë të Dardanës). Ka mbajtur lidhje të fshehta me Rexhep Malën e shokë të tjerë, edhe gjatë qëndrimit të tyre në burg."*
Pas gjurmimeve sistematike të UDB-së aty kah marsi i vitit 1978 hetohet veprimtaria e tij dhe e Hydajet Hysenit. Fillimisht Kadriu shkon për disa javë në Turqi, por meqë nuk kishte ndonjë risi kthehet prapë në Kosovë. Më 15 prill 1978 kidnapohet Hydajet Hyseni në mes të tregut të Prishtinës dhe dërgohet në Lipovicë (Blinajë), në shtëpinë e gjuetarëve dhe merret në pyetje nga funksionarët më të lartë të UDB-së së Kosovës.
Të nesërmen e lirojnë gjoja për të reflektuar, por në fakt për ta zënë me "kërpesh në dorë".
Të vetëdijshëm për rrezikimin e drejtpërdrejtë që të dy arratisen. Meqë kishte pasaport Kadri Zeka shkon në Zvicër, në qytetin Sent Gallen, ku ndihmohet nga anëtarët e Organizatës (Hasan Mala, Kadri Abdullahu etj.), ndërsa Hydajeti vazhdon të jetojë ilegalisht në Kosovë.
Në Zvicër Kadriu tregohet shumë aktiv: vë kontakt me organizatat shqiptare në mërgim, krijon lidhje me simpatizantë të çështjes shqiptare në Zvicër e Gjermani dhe mban lidhje të rregullta me përfaqësitë e Shqipërisë jashtë.
Krahas kësaj, përgatiti botimin dhe shkroi vetë shumë artikuj për gazetën "Liria". Veç organit të Organizatës që i takonte ai përgatiti e botoi dhe publikime të tjera siç ishin "Këngët e lirisë", një përmbledhje me poezi që u bënë kushtrim kolektiv i djalërisë kosovare. Pastaj përgatiti dhe botoi përmbledhjen me artikuj të shtypit të huaj "Rreth ngjarjeve në Kosovë" si dhe studimin e njohur të Vasa Çubriloviqit "Shpërngulja e shqiptarëve". Kontribuoi në hartimin dhe shpërndarjen e "Tezave rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës" Me përkujdesjen e drejtpërdrejtë të tij, mijëra ekzemplarë të këtyre publikimeve u futën dhe u shpërndanë në Kosovë.
Kadri Zeka, edhe pse shumë i ri, ishte një burrë i pjekur që iu imponua mërgatës shqiptare me thjeshtësinë dhe seriozitetin e tij, me kompetencën dhe me vendosmërinë për çdo flijim e sakrificë, vetëm e vetëm për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen shqiptare.
Në fjalimet e tij para mërgimtarëve, Kadri Zeka ishte konkret dhe detyrues:
Të luftoni parreshtur e me të gjitha forcat derisa të realizohen të gjitha të drejtat e popullit tonë;
Të zbuloni dhe të demaskoni pamëshirë ata elementë të shitur që bëjnë punën e armikut, që mbjellin panik e konfuzion në radhët tuaja…
Të sabotoni ato të ashtuquajtura "klube jugosllave të punëtorëve", që janë shndërruar në çerdhe të rrezikshme antishqiptare, e në vend të tyre të formoni klube e shoqëri tuajat, të pavarura kulturore, artistike e sportive…
Kadriu ka gjetur te vëllezërit Gërvalla shokët e idealit, të luftës e të përpjekjeve. Ata rreth një vit do të veprojnë bashkë. Përkundër intrigave të UDB-së ata nuk do të përçahen, por do të punojnë për fuqizimin e Lëvizjes për Pavarësi dhe për krijimin, përmes veprimeve të përditshme, të një organizate të vetme në shkallë kombëtare; të strukturuar dhe të përgatitur për t'u përballë me kërkesat dhe sfidat e kohës.
Prandaj nuk është e rastit pse ata nuk i ndau as vdekja.
* Citime të një shkrimi të Hydajet Hysenit
Bardhosh Gërvalla
1951 - 1982
U lind më 1951, në Dubovik. Ishte tetëvjeçar, kur familja bashkë me të mërgoi në Slloveni. Atje mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në gjuhën sllovene.
Pastaj u kthye në Kosovë dhe u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, ku studioi anglishten.
Gjatë kohës së studimeve ai këndoi e komponoi këngë bashkë me të vëllain, Jusufin.
Më 1974 shkoi në Gjermani, ku u punësua si punëtor social në Ludwigsburg. Aty pati rastin të takojë dhe të njohë shumë mërgimtarë nga Kosova, të cilëve vazhdimisht u doli në ndihmë, duke u bërë këshilltar e mbrojtës i tyre.
Me daljen e Jusufit jashtë, ai u bë krah i djathë i tij. E vuri atë në kontakt me mediat dhe institucionet gjermane, i ndihmoi në sigurimin e mjeteve teknike për radhitjen dhe botimin e gazetave.
Organizoi e udhëheqi një mori tubimesh e manifestimesh të mërgimtarëve që kishin për synim zgjërimin e Lëvizjes për Pavarësi dhe sensibilizimin e opinionit të huaj lidhur me çështjen e Kosovës.
Ishte i mbrujtur me një kulturë të mirëfilltë perëndimore gjë që i mundësonte të komunikojë me të huajt e të gjitha rangjeve shlirshëm dhe me shumë kompetencë.
Ishte organizator i shkathtë, njeri i vendosur dhe i guximshëm.
Disa herë rresht është përballur edhe fizikisht me konsujt jugosllavë, kur këta të fundit fotografonin demonstruesit ose përpiqeshin në mes të Evropës t'i pengojnë edhe me grushte aktivistët e Lëvizjes gjatë veprimtarisë së tyre.
Shtëpia e tij në Gjermani ishte sofra dhe streha i të gjithë hallegjinjve dhe njerëzve që kishin vendosur t'i dalin shtetit serb përballë.
Pas vetës la tre fëmijë krejt të njomë, të cilët aktualisht jetojnë në Gjenevë.

Kommentare
Kommentar veröffentlichen