Posts

Faqja e parë

Bild

Jusufi ishte në ballë të forcave të progresit historik - Intervistë me z.Kadri Rexha- Epoka e Re

Epoka e re JUSUFI ISHTE NË BALLË TË FORCAVE TË PROGRESIT HISTORIK EKSKLUZIVE - Në 60-vjetorin e lindjes së Jusuf Gërvallës, intervistë me Kadri Rexhën, bashkëpunëtorin dhe jetëshkruesin e Jusufit Intervistoi: LULËZIM ETEMAJ Më 1 tetor të këtij viti mbushen 60 vite nga lindja e Jusuf Gërvallës, intelektualit të shquar dhe ideologut e prijësit të përkushtuar të çlirimit të shqiptarëve të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të mbetura nën ish-Jugosllavi, si dhe bashkimit të tyre me vendin amë- Shqipërinë. Për të hedhur sa më shumë dritë mbi veprimtarinë politike në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare si dhe krijimtarinë e tij të pasur letrare, muzikore e publicistike, për lexuesit e “Epokës së re” bashkëbiseduam me bashkëpunëtorin, mikun, dhe tani jetëshkruesin më të suksesshëm të Jusuf Gërvallës, Kadri Rexha. EPOKA E RE: Miqësia juaj me Jusuf Gërvallën fillon që në vitin 1968. A ju kujtohen përshtypjet e para dhe a mund të na thoni si u mbajt edhe më vonë kjo miqësi?   REXHA:...

Njohuri mbi vrasjen e jugosllavëve / Südwestdeutsche Zeitung - 30/01/1982

Bild
  Südwestdeutsche Zeitung   30 janar 1982 NJOHURI MBI VRASJEN E JUGOSLLAVËVE Stuttgart: Banesa e të huajve ishte vështruar kohë të gjatë para veprës Dymbëdhjetë ditë mbas vrasjes së tre mërgimtarëve jugosllavë në Untergruppenbach të Heilbronn-i, Enti Kriminal Federal (EFK) Baden Württemberg ka marrë njohuritë e para mbi vrasësit e mundshëm dhe ka filluar kërkimet.   Organet hetuese i kërkojnë dy burra në moshë prej 30 dhe 35 vitesh, të cilët qysh se disa ditë para atentatit, duket e kishin vështruar banesën e dy vëllazërve të vrarë Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla. Përpos kësaj organet hetuese kërkojnë një jugosllav të moshës 30 vjeçare, i cili në gusht të vitit 1980 ishte burgosur me dyshim të veprimtarisë për shërbimin sekret jugosllav, mirëpo i cili ishte liruar përsëri, mbasi që atij asgjë nuk mund t’i dëshmohej me siguri.viktimat e atentatit, deri më tash më të rëndë në shtetasit e huaj në Baden-Württemberg, me prapavi të mundshme politike apo shërbim sekret, janë mër...

U vranë tre emigrant / lajmi nga Rilindja-Tanjug

Bild
Në RF të Gjermanisë U VRANË TRE EMIGRANTË Sipas kumtesës së policisë këta janë Bardhosh e Jusuf   Gërvalla dhe Kadri Zeka           Bon, 18 janar - (TANJUG)      Policia e Shtutgardit kumtoi se gjatë natës së kaluar në vendin Untergrupenbah, afër Hajlbronit, në Krahinën Baden-Virtenberg u vranë tre emigrantë me prejardhje jugosllave. Këta janë Bardhosh Gërvalla (31), Jusuf Gërvalla (36) dhe Kadri Zeka (28).       Policia ende po i gjurmon dorasit, por mund të supozohet se është fjala për qërim tipik hesapesh midis emigrantëve të nëntokës së RFGJ, të cilëve, siç mendon policia i kanë takuar edhe viktimat e kësaj përleshjeje. Ky supozim jipet nga rezultati i parë i hetimeve të policisë, i cili nuk është definuar në mënyrë plotësisht të qartë, por që është mjaft indikativ. Konsiderohet në të vërtetë se "fjala është për krim me prapavijë politike", sepse ndërmjet emigrantëve të këtij lloji të orientuar a...

E njoh vrasësin e Jusuf Gërvallës - Intervistë e Ibrahim Kelmendit dhënë Express-it

Bild
Flet veprimtari Ibrahim Kelmendi "Pa dorëza" për gazetën Express Ibrahim Kelmendi: ” E NJOH VRASËSIN E JUSUF GËRVALLËS” Ai që vrau Jusuf Gërvallën jeton në Kosovë, në një fshat të komunës së Suharekës. Është shqiptar dhe e ka emrin Rezil, thotë Ibrahim Kelmendi në intervistën ekskluzive për gazetën Express. Intervistoi: Nebih Maxhuni Prishtinë, më 11 e 12 mars 2007   Prishtinë,10 mars — Ibrahim Kelmendi. Për gjeneratën e re ky emër s’thotë asgjë. Ndoshta as që e dinë se çfarë ka bërë ky njeri për jetën e tyre. I harruar për shumë kohë në jetën e diasporës, numërohet se ka qenë idealisti i parë i së majtës shqiptare jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Është ndër të paktë shqiptarë të diasporës që ka pas guxim të vishet me xhins dhe në një mënyrë a tjetër ka jetuar me jetën e studentëve gjermanë. Për dallim nga të tjerët ai ka mundur të socializohet në jetën gjermane dhe në jetën e tij ka nxitur polemika dhe debate pikërisht për shkak se nuk ka jetuar vetëm jetën e re...