Njohuri mbi vrasjen e jugosllavëve / Südwestdeutsche Zeitung - 30/01/1982
Südwestdeutsche Zeitung
30 janar 1982
NJOHURI MBI VRASJEN E JUGOSLLAVËVE
Stuttgart: Banesa e të huajve ishte vështruar kohë të gjatë para veprës
Dymbëdhjetë ditë mbas vrasjes së tre mërgimtarëve jugosllavë në Untergruppenbach të Heilbronn-i, Enti Kriminal Federal (EFK) Baden Württemberg ka marrë njohuritë e para mbi vrasësit e mundshëm dhe ka filluar kërkimet.
Organet hetuese i kërkojnë dy burra në moshë prej 30 dhe 35 vitesh, të cilët qysh se disa ditë para atentatit, duket e kishin vështruar banesën e dy vëllazërve të vrarë Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla. Përpos kësaj organet hetuese kërkojnë një jugosllav të moshës 30 vjeçare, i cili në gusht të vitit 1980 ishte burgosur me dyshim të veprimtarisë për shërbimin sekret jugosllav, mirëpo i cili ishte liruar përsëri, mbasi që atij asgjë nuk mund t’i dëshmohej me siguri.viktimat e atentatit, deri më tash më të rëndë në shtetasit e huaj në Baden-Württemberg, me prapavi të mundshme politike apo shërbim sekret, janë mërgimtarë jugosllavë me kombësi shqiptare, të cilët kanë vepruar për themelimin e një Republike të Pavarur të Kosovës në Jugosllavi.
EFK ka referuar në informata, në bazë të cilave 28 vjeçari Kadri Zeka, poashtu i vrarë gjatë atentatit, është dashur që të shtyhet për t’u kthyer në Jugosllavi. Në rast që nuk pranon, ai është kanosur se do të vritet. Edhe banesa e vëllazërve Gërvalla kishte qenë vëzhguar qysh moti, jo vetëm shkurtimitsht para atentatit. Ata dy burrat, të cilët kinse, shkurtimisht para atentatit e kanë vëzhguar benesën e dy vëllazërve, kanë bartur në bazë të njohurive të EFK, kësula të zeza. Posa sërish kishte rënë në sy edhe dallimi i gjatësisë i të dy të dyshuarëve edhe veshmbadhja e çuditshme e njërit prej tyre, i cili kishte veshur një pallto ngjyrë kafendryshk, me jakë gëzofi të errët dhe pantollona të kuqe të ngushta.
Është e mundur se ata kanë qenë duke udhëtuar me një veturë të markës Citroen Cx. Personi i tretë (shikoje fotografinë), ka ” ndryshuar qarkullimin” e postave të bashkatdhetarëve me një mashtrim, dhe e ka përvehtësuar atë. Me ç`rast ai kishte mundur edhe për letrat e vëllazërve Gërvalla, të cilët mbi këtë çështje i kishte informuar policia
Personi i tretë : Riza Salihu |
Kommentare
Kommentar veröffentlichen