Posts

Bild
Ramadan Pllana                 DËSHMI TË KOHËS: Jusuf Gërvalla dhe enigma e « Komitetit Qendror » të LNÇKVSHJ-së (Fjala mbajtur në “Flaka e Janarit”, me rastin e tridhjetë vjetorit të rënjes së dëshmorëve, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, më 04. 02. 2012 në Heidelberg, Gjermani) Albaniapress.com 07.shkurt 2012  4:19 - Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ato mund t'i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi! (Sami Frashëri) Të nderuar vëllezër e motra, Të dashur familjarë të të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Atdheut, Bashkatdhetarë e miq të nderuar, Pjesëmarrës në këtë Akademi përkujtimore, FLAKË QË NUK SHUHET KURRË!... U mbushën plot tridhjetë vjet nga vrasja mizore prej dorës kriminele serbo-jugosllave e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës. Por, heronjtë nuk vdesin kurrë, sepse emrat dhe veprat e tyre bëhen të pavdekshëm! Ata, u nder...
Bild
Në 30 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ‘DUHET THYER HESHTJA’      Deri sot kam heshtur rreth faktit që e njoh çdo faqe të dosjes hetimore të organeve gjermane. Kam heshtur edhe rreth asaj që kam mësuar nga këto dosje rreth miqve të vërtetë, por edhe armiqve të babait tim. Kam mësuar shumë edhe për armiq të tij, të cilët si atëherë ashtu edhe sot, shtiren sikur kanë qenë shokë të tij. Shkruan: Donika GËRVALLA      Unë kam qenë 10-vjeçare kur u vra Babi në Gjermani. Vrasja u krye nga profesionistë të Sigurimit jugosllav. Jusuf Gërvalla vdiq më 18 janar 1982, në orën tre të mëngjesit në spital, si pasojë e atentatit të ushtruar më 17 janar ndaj tij, vëllait të tij Bardhoshit, si dhe mysafirit të tyre, Kadri Zeka. Rreth rrethanave të vrasjes kam heshtur 30 vjet.      Për mua dhe vëllezërit e mi, ai më shumë se gjithçka tjetër mbetet Babi ynë. Për nënën tonë ai mbetet bashk...
Bild
Faleminderit Ibrahim Kelmendi - Sabri Novosella Lajme.parajsa.com 21.03.2012 06:09 Duke e shfletuar gazetën e përditshme "Kosova Sot", të datës 19.03.2012, në mes tjerash në faqen 12 lexova shkrimin e Ibrahim Kelmendit, me titull: "Sabri Novosella diskreditoi veten e tij" Së pari më duhet ta shprehu një falënderim pa thonjëza për Ibrahim Kelmendin që nuk e thotë ndonjë fjalë të mirë për mua se kjo do të ishte fyerje e rëndë për mua dhe shokët e mi të idealit. Emrin e Ibrahim Kelmendit e kam përmendur dhe e përmendi vetëm kur jam i detyruar të reagoj, kur i zë në gojë veprimtarët e heronjtë siç janë Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla etj. Por këtë radhë, për hir të lexuesve të nderuar të gazetës "Kosova Sot" më duhet t'i them disa fjalë për të. Se Ibrahim Kelmendi ka qenë dorë e zgjatur e konspiracionit antishqiptar serbo-sllav gjatë tërë jetës së tij e dëshmon edhe me këtë shkrim, ku në mes tjerash thotë: "Edhe pse i...
Bild
lajme.parajsa.com, 19.03.2012 12:10 Sabri Novosella diskreditoi veten e tij - Ibrahim Kelmendi Si mysafir në Tv-Klan-K, për të debatuar për akuzat e ngritura në librin e Bedri Islamit, "Lëvizja (bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin)", Sabri Novosella u përpoq të më diskreditonte e të më denigronte, por, mendoj, ai diskreditoi veten e tij. Nuk kam nevojë të komentoj gjithë belbëzimet hidhëruese të tij në atë emision, meqë nuk ia vlen. Kësaj radhe do ndalem vetëm në ca tematika më kryesore, për të ofruar sqarime që do ndihmonin në zbërthimin e enigmës të quajtur: Sabri Novosella. Organizata LËVIZJA NACIONAL ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE E VISEVE TJERA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI (LNÇKVSHJ), të cilën Sabri Novosella pretendon se e ka themeluar dhe e ka (ç)drejtuar, ka qenë më shumë një sajesë virtuale, se sa një realitet. Në të ardhmen e afërt do të dëshmohet edhe më bindshëm se ajo organizatë ishte një sajesë e porositur, për të futur në kurth shqiptarë të i...
Bild
E PAQARTË VRASJA E TREFISHTË NË MES TË RRUGËS Stimme ,14 Janar 2012 Nga Redaktori ynë Jürgen Kümmerle Untergruppenbach / Heilbronn - Është 17 Janari  i vitit 1982.  Një e diel.   Untergruppenbach-i  me një mbulesë bore, gjendje të qetë dimri.   Në orën 22.15 tre burra po dilnin me  një BMW nga garazhi  i tyre tyre në Habichthöhe.  Pasi ndaljes së veturës e cila kishte ecur disa metra mbrapa, paraqiten nga errësira dy persona të pa njohur. Shkrepën 12 plumba dhe vrasin tre Jugosllavët Jusuf Gërvalla (36), vëllai i tij Bardhoshi (31) dhe 28 vjeqarin reporterin e televizionit Kadri Zeka. Jusuf Gervalla, i cili është plagosur rëndë në pjesën e prapme të makinës,  pak para vdekjes së tij,  akuzoi shërbimin sekret jugosllav UDBA si përgjegjës për vrasjen. Sulmi është bërë 30 vjet më parë. Nga Komisioni special  "Untergruppenbach" i krijuar posaçërisht,   krimi  nuk është zgjidhur asnjëherë . ...
Bild
Të zezat e Ibrahimit Telegraf, 19.03.2012 10:15 Riza Salihu i kundërpërgjigjet Ibrahim Kelmendit, lidhur me vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Të gjitha akuzat në drejtim të tij, ai i quan gënjeshtra. Për këtë arsye, Salihu paralajmëron se të zezat e Kelmendit do t’i nxjerrë në lëndinë. Riza Salihu ka kundërshtuar ashpër akuzat publike që në drejtim të tij ka hedhur Ibrahim Kelmendi, sipas të cilit, është një nga vrasësit e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Para rreth njëzetë vitesh (më 1992), kundër Ibrahim Kelmendit kam ngritur padi në Gjermani, për shpifje. Ajo padi nuk ka mundur të procedohet, për shkak se Ibrahim Kelmendi nuk kishte më vendqëndrim në Gjermani dhe nuk ndodhej në Gjermani. Prandaj tash, pasi u paraqit sërish, është çasti kur duhet t’i përgjigjem me një shprehje të moçme, shumë të njohur ndër ne: „Po ku je o burrë, se po të lypi për qiell, e ti qenke për toke”!”, nis kundër reagimin e tij, Riza Salihu, shkruan Expres...