E PAQARTË VRASJA E TREFISHTË NË MES TË RRUGËS

Stimme ,14 Janar 2012
Nga Redaktori ynë Jürgen Kümmerle

Untergruppenbach / Heilbronn - Është 17 Janari  i vitit 1982.  Një e diel.   Untergruppenbach-i  me një mbulesë bore, gjendje të qetë dimri.   Në orën 22.15 tre burra po dilnin me  një BMW nga garazhi  i tyre tyre në Habichthöhe.  Pasi ndaljes së veturës e cila kishte ecur disa metra mbrapa, paraqiten nga errësira dy persona të pa njohur. Shkrepën 12 plumba dhe vrasin tre Jugosllavët Jusuf Gërvalla (36), vëllai i tij Bardhoshi (31) dhe 28 vjeqarin reporterin e televizionit Kadri Zeka.

Jusuf Gervalla, i cili është plagosur rëndë në pjesën e prapme të makinës,  pak para vdekjes së tij,  akuzoi shërbimin sekret jugosllav UDBA si përgjegjës për vrasjen. Sulmi është bërë 30 vjet më parë. Nga Komisioni special  "Untergruppenbach" i krijuar posaçërisht,   krimi  nuk është zgjidhur asnjëherë .


Profesionistët

Uwe Jacobi, redaktor i „Heilbroner Stimme“,  filloi të shkruajë atëherë duke iu referuar policisë së shtetit në Shtutgart duke justifikuar konkluzionin , se „ veprimet dhe saktësia  e goditjeve tregon  profesionalitetin e gjuajtësve".   Kryeministri i atëhershëm i Baden-Württemberg Lotar Späth, paralajmëroi ekstremistët e huaj që  "mosmarrëveshjet e  të tyre të dhunshme mos ti bartin këtu në gjermani".   Supozim i menjëhershëm ishte  se mund të jetë një vrasje politike. Viktima u ngrit për pavarësinë e atdheut-krahinës së tij të Kosovës.  Sidomos Jusuf Gërvalla - këngëtar, poet dhe gazetar – Për shkak se tekstet e tij ishin therrë ne sy të Qeverisë jugosllave. Në mesin e bashkëatdhetarëve të tij ai ishte një hero popullor.

Veçanërisht mënyra se si viktimat ishin vrarë, sipas një instruktori të policisë mban vulat e një shërbimi  sekret, ashtu siq ka raportuar revista "Spiegel".

Këtë nuk dëshiron ta konfirmoj Prokuroria e Heilbronn-it.  "Nuk ka qasje të reja hetimore", deklaroi sot prokurori kompetent i Heilbronn-it  Christopher Meyer.   Sipas tij, ka pak shenja që ajo të ketë qenë  vepër e UDB-së.  "Kjo, atëherë  ishte hetuar intenzivisht ." Se çështja nuk ishte zgjidhur, Meyer shpjegohet me mungesën e lidhjes personale mes viktimës dhe kriminelëve.


Kërcënimet

Atentati ndaj tre luftëtarëve të lirisë është konsiderua si sulm më brutal dhe  i përgjakshëm ndaj  të huajve në Baden-Wuerttemberg. "Unë nuk ishte e befasuar  se babai im vdiq nga atentati,"  deklaroi Donika Gervalla-Schwarz kësaj jave „Stimme.de“.  Bija e Jusuf Gervalla ka jetuar në vitin 1982 me nënën e saj, dy vëllezërit dhe familjen e xhaxhai i tyre në Untergruppenbach. Kur i ati i saj vdiq, ajo ishte dhjetë vjeçe.  Gjithëmonë kishte  kërcënime kundër familjes thotë  40-vjeçarja e cili tani jeton me familjen e saj në Bon. Fajtori për të është i sigurt: shërbimi sekret jugosllav.

Shpresë për të sjellë autorët para drejtësisë, nuk ka.  Gjykata e Lartë në Mynih ka dënuar në vitin 2008 për herë të parë një agjent i cili ishte i përfshirë në vitin 1983 në vrasjen e një kroati në mërgim në Wolfratshausen. raporton të "Der Spiegel"



Pllaka përkujtimore

Në vitin 2003, në Untergruppenbach kishte iniciativ për ngritjen e një Pllake Përkujtimore në vendin e ngjarjes.  Këshilli i Qytetit dhe Kryetari aprovuan propozimin.  Fqinjët shprehën  frikën se Untergruppenbach-i  mund të bëhet një vend pelegrinazhi për kosovarët. Projekti u ndalur. Megjithatë, Siq thonë banorët,  Gjithnjë vijnë vizitorë për të parë dhe hetuar vendin e ngjarjes. „ Ata dëshirojnë edhe të futen në banesa“ thotë një fqinjë i nevrikosur.

Në vitin 1982, Jusuf Gervalla është  varrosur pranë Shtutgartit. "Qeveria jugosllave nuk ishte e gatshme për të lejuar kthimin në Vendlindje", thotë Gervalla-Schwarz. Në vitin  2002, dy vjet e gjysmë pas përfundimit të luftës në ish-Jugosllavi, atëherë I kthehet Jusuf Gërvalla fshatit të tij të lindjes.  Disa 10.000 njerëz thuhet të ketë qenë në varrim.

Edhe 30 vjet pas krimit  duket se nuk është humbur simpatia ndaj heroit të popullit.

përktheu xhavit selmani

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?