Flamuri shqiptarë në gjysëm shtize - Heilbroner Stimme 20/01/1982

Heilbroner Stimme, 20.01.1982
 
Pas vrasjes së trefisht 

FLAMURI SHQIPTARË NË GJYSËM SHTIZE 

Kërkesat dhe kritika 

Para shtëpisë së viktimave të atentatit në Untergrupenbach valon në gjyëm shtize  flamuri kombëtarë i Kosovës dhe Shqipërisë. Tek te dy vejushat dhe pesë fëmijët e tyre pa baba, janë gjetur një numër shqiptarësh jugosllavë nga Badeb Wuertenberg-u. Në një bisedë për Heilbroner Stimme dje , ato kritikuan dhe ndriçuan kërkesat kundrejt Qeverisë në Beograd.

            Krahina autonome e Kosovës gjindet në jugun e jugosllavisë, në kufi me shqipërinë, por që i takon republikës së serbisë dhe ka gati dy million banorë nga të cilët  85 përqind janë të kombësisë shqiptare. Sidomos nga viti i kaluar gjithnjë po përsëritet trazira të dhunshme, sepse popullësia shqiptare po ndjehet  e « shtypur » nga Qeveria Jugosllave.

            Qëllimi i shqiptarëve të Kosovës është, siq theksoi dje një folës në Untergrupenbach, që krahina e Kosovës të bëhet një « Republikë e Pavarur mbrenda Federatës Jugosllave » : « ne nuk dëshirojmë coptimin e Jugosllavisë » për arsyetim ata sjellin faktin se shqiptarët, pas serbëve dhe kroatëve, janë populli i tretë për nga madhësia në  jugosllavi , që deri tani ka gjashtë republika.

Kërkesat e tyre për një Republikë të Kosovës po shtypen. Beogradi qeverisë me pakicën serbe në Kosovë dhe frigohet në humbjen e autoritetit të vet nëse realizohet dëshira e shqiptarëve bashkëvendas, pos kësaj Kosova është një vend i pasur me pasuri tokësore si thëngjill, Bakër(Rem), Nikël dhe argjent. (Jac) 

(përktheu Xhavit Selmani)

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?